LAJMI I FUNDIT:

Pogba në periudhën më të errët te Man Utd- paraqitja e tij nuk u pëlqye nga fansat dhe e vërshëllyen, ai vuri dorën në vesh

Pogba në periudhën më të errët te Man Utd- paraqitja e tij nuk u pëlqye nga fansat dhe e vërshëllyen, ai vuri dorën në vesh

Manchester United ka marr një fitore të madhe edhe pse ndaj Norwichit (3-2), që ktheu atmosferën te “Djajtë e Kuq”, por jo për Paul Pogban.

Mesfushori francez, për të cilin thuhet se klubi i ka ofruar rinovimin e kontratës me pagë që shkon deri 500 mijë funte në javë (duke shkaktuar irritimin e pjesës tjetër të skuadrës), u vërshëllye nga tifozët në “Old Trafford” pas një paraqitjeje jo për t’u mbajtur mend.

29-vjeçari u aktivizua titullar nga trajneri Rangnick, madje me lojën e tij nuk pati asnjë ndikim në dy golat e parë të shënuar nga Ronaldo, ndërsa në pjesën e dytë, më saktë në minutën e 76-të, ai u zëvendësua nga Juan Mata.


Në momentin e daljes nga fusha, francezi mori vërshëllimat e tifozëve, që në kor brohoritën fjalët “Fu*k off Pogba!”

Në përfundim të ndeshjes, i pyetur për këtë situatë, trajneri i Man United, Rangnick, u shpreh:

“Nuk i kam dëgjuar vetë koret, por jam informuar pas ndeshjes. Mund t’i kuptoj plotësisht tifozët, janë të mërzitur, po ashtu edhe ne, por nuk mendoj se ata duhet të merren me lojtarë të veçantë”.

“Nuk mendoj se kjo është e drejtë”, deklaroi ai.

Pogba është i lidhur me një kthim te Juventusi, aty ku e kishte filluar shkëlqimin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori