LAJMI I FUNDIT:

Pogaçja e ndrydhur me djathë dhe qumësht

Pogaçja e ndrydhur me djathë dhe qumësht

Simite e freskët aromatike, pogaçe që askënd nuk do ta lërë indiferent.

Nevojiten:

600 – 700 g miell,
▪ 300 ml qumësht,
▪ 30 g tharmë,
▪ 4 vezë,
▪ 200 g djathë,
▪ 1 lugë sheqer,
▪ kripë,
▪ vaj,
▪ farëra.


Përgatitja:

Në qumësht të vakët zbërtheni tharmin dhe tri vezë, sheqerin, shtoni pak vaj, miellin, kripën dhe ngjishni brumim mesatarisht të fortë dhe të lëmuar.

Lëreni të bymehet rreth gjysmë ore. Bëni gati tepsinë e rrumbullakët, lyeni me pak vaj.

Pasi të bymehet, brumin tëhollojeni dhe qiteni në tepsi në atë mënyrë që skajet e brumit të varen sipër skajeve të tepsisë.

Me duar ndrydhni mirë brumin përskaj skajit të tepsisë në fund dhe nga anash.

Në djathë shtoni të bardhët e vezës dhe përzieni dhe shpërndajeni nëpër fund të pogaçes.

Skajet të cilat kanë dalë jashtë tepsisë ktheni në tepsi dhe ndrydhni dhe bashkoni në rreth.

Lëreni pogaçen të bymehet dhe lyejeni me të verdhët e vezës dhe qitni susam.

Piqeni në 200 gradë Celsius 40 minuta, transmeton Telegrafi.

Në trend Kuzhina

Më shumë
Braziliane

Braziliane

Kuzhina
Byrekëza

Byrekëza

Kuzhina
Fli Kosove

Fli Kosove

Kuzhina tradicionale
Tortilla pa gluten

Tortilla pa gluten

Nga duart tua
Recetë për paragjellë me të cilën Sophia Loren ka çmendur meshkujt

Recetë për paragjellë me të cilën Sophia Loren ka çmendur meshkujt

Kuzhina e huaj
Sallatë me fasule dhe sardele

Sallatë me fasule dhe sardele

Në çdo kohë
Kalo në kategori