Turneu u hap në mënyrë solemne, ku pas intonimit të Himnit Kombëtar, në emër të kryetarit Veliu foli drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Nexhmi Balaj, i cili duke e përshëndetur këtë vullnet të mire të të gjithëve për organizimin e këtij turneu mjaft të rëndësishëm me karakter ndërkombëtar, shprehu kënaqësinë që kjo ngjarje lidhet me respektin për Heroin e Kombit, Zahir Pajaziti.

“Unë uroj që çdo gjë të shkojë mirë duke iu dëshiruar suksese të gjithë boksierëve pjesëmarrës në këtë turne, dhe të fitojë më i miri”, deklaroi Balaj.


U zhvilluan gjithsejtë nëntë meçe boksi në kategori të ndryshme të peshave. Në fund juria profesionale vendosi që boksierin më të mire ta shpallë Gazmend Gashin nga KB “Prishtina”, të cilit i takoi Kupa e Zahirit.

Boksieri me titullin “Tekniku më i mire” u shpall Fatlum Zhuta nga Maqedonia, kurse me titullin “Luftaraku më i mire” u nderua Sergjo Simo nga Shqipëria dhe Bojan Ristovski nga Maqedonia. /Telegrafi/

telegrafi sport app