Podujevë, arrestohet një i mitur pasi dyshohet se ka therur me thikë dy bashkëmoshatarë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, rreth orës 17:55, është arrestuar një person i mitur i dyshuar për sulm me thikë ndaj dy viktimave, po ashtu të mitur.
Sipas policisë, i dyshuari kishte përdorur një mjet të prehtë (thikë) me ç’rast të dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore.
Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar thikën që dyshohet se është përdorur në rast.
I dyshuari është intervistuar në praninë e prokurorit dhe, me vendim të tij, është dërguar në mbajtje./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































