LAJMI I FUNDIT:

Po vozitej me motoçikletë, hapë ombrellën – rrëzohet me fytyrë në asfalt

Po vozitej me motoçikletë, hapë ombrellën – rrëzohet me fytyrë në asfalt

Një grua që po udhëtonte me motoçikletë duket se nuk i kishte bërë mirë matjet kur vendosi ta hapë ombrellën – veprim ky që i kushtoi shtrenjtë, ajo u rrëzua në tokë pasi ombrella i shërbeu si parashutë që e ndalë ajrin.

Videoja shfaq gruan e ulur në motoçikletë e cila në një moment hapë ombrellën dhe nga presioni për të ndalur ajrin, rrëzohet në asfalt, transmeton Telegrafi.


Ngjarja ka ndodhur në jugperëndim të Indisë kurse gruaja raportohet se nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, megjithatë ky veprim sigurisht se i ka shërbyer si leksion për herët e tjera që të mos ndërmarrë një veprim të tillë të pamenduar mirë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur kjo grua rrëzohet me fytyrë në tokë, dhe kalimtarët e rastit vrapojnë për ta ndihmuar derisa partneri që po ngiste motoçikletën vrapon për ta ngritur në këmbë. /Telegrafi/