GNTC Group prezanton platformën për blerje online me ri-dizajnim dhe teknologjitë më avancuara të kohës 75MALL – www.75-mall.com me mbi 5000 artikuj!

Shumëllojshmëria e artikujve që ofrohen në www.75-mall.com  variojnë prej artikujve si: teknikë e bardhë nga Gorenje, televizorë nga Hisense, elektronikë, mobile, artikuj shtëpiak, kozmetikë, çanta & valixhe, artikuj për fëmijë, sport & hobi, kalda & kamina, art & gift dhe market.

Po ashtu nuk do të mungojnë SUPER OFERTAT me super çmime të ndryshme!

Mundësitë e pagesës janë:

– Pagesa gjatë dorëzimit të artikullit
– Pagesa me transfer bankar
– Pagesa me kredit kartelë

Blerjet në www.75-mall.com janë 100% të sigurta dhe verifikohen apo konfirmohen menjëherë pas marrjes së porosisë. Dërgesat vijnë brenda 48 orëve në tërë territorin e Kosovës deri para derës së shtëpisë tuaj.

Pe shes mallin e babës 

Oferta ma e trenta n’shehër “Pe shes mallin e babës” do te jetë njëra nga ofertat qe do të mbahet në mend se pernime është vendos me i lëshu çmimet për toke!

Ama këto çmime kaq lirë e mirë mundeni me i ble veç me kartel përmes platformës www.75-mall.com me të gjitha kartelat bankare. Gjithashtu këto çmime për toke do të jenë me afat kohor 24h dhe duhet patjetër të krijoni user. Kështu që rrini gati se keni me pas mundësin me ble produkte me çmime që kurrë syni s’ja ka pa.

Teknologjia është një nga drejtuesit kryesorë për të zbatuar me sukses blerjet efektive në internet. Për realizimin e E-commerce për 75 Mall, kompania BBROS L.L.C ka përdorur teknologjitë më të avancuara në mënyrë që aplikacioni krahas performancës së mirë po ashtu të jetë i thjeshtë për përdoruesin.

Për zhvillimin dhe ridizajnimin e web-it www.75-mall.com janë përdorur teknologjitë ReactJS, WordPress/PHP që aplikacioni të jetë stabil, i sigurt dhe gjithashtu shpejtësia e aplikacionit të jetë në nivel me kompanitë e tjera të mëdha botërore si Facebook, Instagram,Sype, Walmart, SpaceX dhe jo vetëm, si disa ndër benefitet kryesore të këtyre teknologjive. Në vazhdë të web aplikacionit, tani është në përfundim edhe mobile aplikacioni, për zhvillimin e të cilit është përdorur teknologjia React Native. Kjo teknologji e mban pozicionin e saj si një ndër teknologjitë më të avancuara për zhvillimin e aplikacioneve mobil duke garantuar performancë të mirë e të shpejtë si dhe efikasitet më të lartë të zhvillimit të aplikacioneve mobil.

Azhurnimi i të gjitha teknologjive të përmendura për realizimin e këtij projekti ka qenë sfidues e veçmas tek lidhja e aplikacionit mobil me të njëjtën infrastrukturë të të dhënave të web-it.