LAJMI I FUNDIT:

Po tentonin të futeshin në një shtëpi në Detroit, gjen vdekjen një polic – u qëllua nga të shtënat që erdhën nga brenda

Po tentonin të futeshin në një shtëpi në Detroit, gjen vdekjen një polic – u qëllua nga të shtënat që erdhën nga brenda

Një oficer policie në Detroit u vra dhe një tjetër u plagos të mërkurën mbrëma, pasi një person i armatosur hapi zjarr me një pushkë, pasi ata iu përgjigjën një telefonate ku një person i armatosur ishte futur në një shtëpi, tha shefi i policisë.

Sipas mediave të huaja, sulmuesi i armatosur gjithashtu u qëllua dhe u plagos.


“Sot është një ditë tragjike për familjen e policisë në Detroit”, tha Shefi i Policisë së Detroit, James Craig, transmeton Telegrafi.

Oficeri i vrarë u qëllua në qafë, tha Craig. Ai ishte një veteran që shërbeu 17-vjet në forcat policore, ka shkruar departamenti policor në Twitter.

Një oficer tjetër u qëllua një herë në këmbë dhe ishte në gjendje të rëndë, por i vetëdijshëm dhe i aftë për të lëvizur, tha Craig.

Kryebashkiaku Mike Duggan ka thënë se oficeri pritet të shërohet shumë shpejtë. Zyrtarët nuk janë identifikuar publikisht.

Dhuna shpërtheu pasi katër oficerë hynë në shtëpi rreth orës 19:20 të kohës lokale për ta kontrolluar, pasi banorët u thanë atyre se dikush i armatosur ishte brenda, tha Craig.

Policia nuk beson se ka më të dyshuar, dhe Craig tha se duket që të shtënat buruan nga një situatë e brendshme.

“Fillimisht, mund të them që ai po kërkonte të dashurën e tij, ai ishte zemëruar”, tha Craig.

I dyshuari ka një “histori kriminale mjaft të gjatë”, duke përfshirë akuzat për armë dhe ai së fundmi u la i lirë, tha shefi i policisë.

Kryetari i Bashkisë së Detroit, Mike Duggan përshëndeti trimërinë e policisë dhe tha se “i gjithë qyteti është me familjen e oficerit të ndjerë”, si dhe oficerin që u plagos dhe u kurua në një spital. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

Amerika
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Zelenskyt i prezantohet droni kamikaz ukrainas, i cili tashmë ka arritur fitoret e para kundër Rusisë

Zelenskyt i prezantohet droni kamikaz ukrainas, i cili tashmë ka arritur fitoret e para kundër Rusisë

Botë
Kalo në kategori