Kevin Edmond ka rrëfyer linjën e tij të jetës në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova 3.

I njëjti ka treguar për vështirësitë në fëmijëri, ndarjen e prindërve si dhe për sfidat e tjera që kaloi.


Fillimisht, banori theksoi se prindërit e kishin të vështirë të bashkoheshin pasi babai i tij ishte nga Kili e nëna nga Kosova, gjersa për këtë gjyshërit nuk ishin dakord.

Screenshot 13 24 Foto: Screenshot/YouTube

Pas rrëfimit prekës, ai u befasua nga i ati në një lidhje direkte në Big Brother VIP Kosova.

Përveç të atit, në lidhje ishte edhe gjyshja e Kevinit si dhe vëllezërit e motrat e tij.

Ata treguan mbështetjen e tyre për banorin e shtëpisë së famshme, duke shtuar se po e ndjekin.

“Jemi me ty”, i tha babai.

Screenshot 14 30 Foto: Screenshot/YouTube

Ata komentuan edhe marrëdhënien e Kevinit me Anën, gjersa e quanin ‘shumë të bukur’.

“Kosova një vend shumë i bukur, rrnoftë Kosova rrnoftë Kili”, tha krejt në fund babai i këngëtarit. /Telegrafi/