"Po ta rritë mbesën një person me ngjyrë" - Getinjo reagon ndaj komenteve raciste që po merr në rrjetet sociale për familjarët e tij

Ish-çifti i reperëve, Loedana dhe Mozzik janë prindër të një vajze e cila quhet Hana.
Raporti mes Hanës, vajzës së Loredanës dhe bashkëshortit të saj aktual, futbollistit Karim Adeyemi është shumë i veçantë.
Hana dhe Adeyemi kalojnë shumë kohë bashkë, dyshja shfaqen shpesh në rrjetet sociale, madje futbollisti disa herë ia ka kushtuar edhe golat asaj.
E rreth këtij raporti ka folur së fundmi xhaxhai i Hanës, reperi i njohur Getoar Aliu - Getinjo.
Ai në një video live në rrjetin social TikTok ka thënë se Hana e ka derën e hapur, kurse Adeyemin e ka falënderuar që kujdeset për mbesën e tij.
”Sa t'e ka babanë gjallë, derën qel e ka te baba i vet gjithmonë, e atij burrit të huaj ishalla e ka shëndetin ai, shkon një faleminderit që kujdeset për mbesën time se nuk e ka borxh ai të kujdeset, po mbesa ime është me nënën e vet. Me këto komente, shumë të ligë bre jeni ju që më shkruani 'po ta rrit mbesën një person me ngjyrë'", tha ndër të tjerahs Getinjo me shqetësim. /Telegrafi/



























































