LAJMI I FUNDIT:

Po shikonin ndeshjen me flamurin kuqezi, greku qëllon me pistoletë dy shqiptarë

Po shikonin ndeshjen me flamurin kuqezi, greku qëllon me pistoletë dy shqiptarë

Një 23-vjeçar shqiptar dhe shoku i tij i ngushtë kanë përjetuar momente tmerri në një lokal teksa ishin duke parë një përballje angleze.

Të rinjtë ashtu siç kanë bërë për vite me radhë kur shikonin ndeshje merrnin me vete edhe flamurin shqiptar, por një grek në Greqi edhe pse të rinjtë banonin aty prej 9 vitesh, nuk e ka duruar dot të shikojë flamurin shqiptar dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.

Shoku i 23-vjeçarit është plagosur dhe është transportuar në spital, ndërsa vetë Emiljano Lazeri është gjobitur me një shumë prej 5800 eurosh për provokim. I riu nga Lezha kërkon ndërhyrjen e shtetit shqiptar në këtë rast, e Ministrisë së Jashtme, pasi edhe pse hëngrën plumbin, edhe u gjobitën edhe faji u mbeti atyre.

“Unë që ju shkruaj jam një emigrant që jetoj në Greqi. Jam 23 vjeç, dje në Kallamt u plagos shoku im i ngushtë me pistoletë për arsye se ne po shikonim ndeshjen Southampton- Tottenham dhe me vete kishim marrë flamurin tonë kombëtar. Dhe aty njëri nga 20 vetat që ishim në kafe gjuan në drejtim të flamurit tonë dhe plagos shokun tim. Tani unë kërkoj nga Ministri jonë i Jashtëm dhe nga Europa që të kemi të drejta të barabarta dhe jo racizëm. Pavarësisht flamurit, fesë, ngjyrë, vetëm me paqe e me harmoni bota mund të ndryshojë. Jo anonim por me emër”, ka thënë i riu nga Lezha.

I pyetur nëse vendin e ngjarjes ka mbërritur policia ai thotë:

“Personi që na qëlloi ishte grek, ne kemi 9 vjet që jetojmë në atë vend dhe kemi qenë të vetmit shqiptar që kemi mbajtur flamurin tonë kombëtar me vete, po mbrëmë atyre ju errën sytë dhe bënë këtë akt të fëlliqur, publikojeni që shteti ynë të marrë masa për mbrojtjen tonë se jemi njerëz dhe jo kafshë.

Policia erdhi menjëherë, shoku im ndodhet në spitalin e Athinës, policia erdhi na mori në pyetje dhe faji na mbeti neve sepse ne nuk duhet që të nxjerrim flamurin tonë dhe unë u gjobita me një shumë prej 5800 euro për arsye se ne kemi provokuar, kjo nuk është e drejtë”.

Emiljano bën me dije se ka tentuar që të kontaktojë me Ambasadën Shqiptare në Greqi, por askujt nuk i ka interesuar kjo ngjarje. /Telegrafi/