LAJMI I FUNDIT:

Po qëndronin ilegalisht në Zvicër, policia gjen dy kosovarë të fshehur në dollap

Po qëndronin ilegalisht në Zvicër, policia gjen dy kosovarë të fshehur në dollap

Pas një kontrolli në një shtëpi në Winterthur, Policia Kantonale ka arrestuar dy burra, shtetas kosovarë që po qëndronin ilegalisht në Zvicër.

Të hënën në mëngjes, hetuesit nga Policia Kantonale e Cyrihut i kanë rënë ziles së një apartamenti në Winterthur për të zhvilluar hetimet, transmeton albinfo.ch. Sipas njoftimit të policisë, të pranishmit në apartament e kanë hapur derën me vonesë.


Për shkak të situatës së krijuar, efektivët e policisë kanë supozuar se në banesë kishte edhe persona të tjerë. Kështu, në konsultim me prokurorinë publike, policia ka kryer bastisje të shtëpisë, shkruan gazeta Landbote. Sipas deklaratës së saj, dy kosovarë, njëri një 30 dhe tjetri 40-vjeçar, ishin fshehur në një dollap në banesë.

Policët gjatë kontrollimit të asaj shtëpie gjithashtu kanë gjetur dhe siguruar mjete të vjedhjes.

Dy personat, të cilët po qëndrojnë ilegalisht në Zvicër dhe dyshohet se kanë kryer vjedhje të ndryshme, janë arrestuar. E njëjta gjë vlen edhe për qiramarrësen 25-vjeçare dhe një grua tjetër, 43-vjeçare, që ishin gjithashtu të pranishme gjatë kontrollimit të bërë në banesë.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori