Zyrtarisht po përfundon misioni i helikopterit Ingenuity në Mars, por paraprakisht shkencëtarët e agjencisë amerikane të hapësirës NASA do të përpiqen të vlerësojnë dëmet që pësoi gjatë rënies.
NASA ka pasur një transmetim të drejtpërdrejtë gjatë të cilit i bëri homazhe helikopterit Ingenuity, i cili pësoi dëmtime gjatë fluturimit ë fundit. Agjencia zbuloi se të katër helikat u dëmtuan gjatë uljes së ashpër të Ingenuity në sipërfaqen e planetit Crene.
Menaxheri i projektit Teddy Tzanetos tha se NASA dhe laboratori i saj i “Propulsionit Jet” ende nuk janë të sigurt se çfarë e shkaktoi dëmtimin e helikës së helikopterit, pra nëse ka pasur një rënie të energjisë gjatë uljes dhe kontakt të padëshiruar me tokën apo ai aksidentalisht ka goditur tokën.
Megjithatë, synimi është që helikat e helikopterit të lëvizin dhe ngadalë të rrotullohen, pra të ndryshohet këndi i tyre, në mënyrë që të regjistrohet një video dhe në bazë të kësaj të bëhet vlerësimi i dëmit.
Fatkeqësisht, çfarëdo që shkencëtarët zbulojnë, Tzanetos konfirmoi se anija kozmike ka përfunduar përfundimisht fluturimin e saj përfundimtar dhe së shpejti do të përfundojë misionin e saj.
“Helikopterët si ky nuk janë të dizajnuar për të fluturuar edhe me pak paqëndrueshmëri, kështu që ne do ta përfundojmë misionin në javët e ardhshme,” tha Tzanetos.
Ingenuity ka dëshmuar të jetë një shoqërues i vlefshëm për roverin Perseverance pasi dyshja kanë eksploruar Marsin që nga zbarkimi në sipërfaqen e Planetit të Kuq më 18 shkurt të vitit 2021. Helikopteri ishte projektuar për të realizuar vetëm pesë fluturime, por ai regjistroi gjithsej 72.
Ndryshe, Ingenuity përfundimisht tejkaloi të gjitha pritjet e NASA-s, veçanërisht për faktin se ishte bërë nga komponentë të telefonave celularë të zakonshëm dhe mbi të gjitha, u bë anija e parë kozmike e krijuar nga njeriu që fluturoi në një planet tjetër.
NASA tashmë synon të përdorë helikopterë në planetë të tjerë ose trupa qiellorë, të cilët do të bazohen në atë që agjencia ka mësuar falë Ingenuityt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?
"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos