Po ngutej për në dasmën e saj, nusja kapet nga policia në Florida duke udhëtuar me veturën që lëvizte 170 kilometra në orë
Një nuse në Florida, e cila ishte vonë në dasmën e saj, u ndalua nga policia derisa ishte në veturën që lëvizte me shpejtësi prej 170 kilometra në orë, ndërsa u përpoq të shkonte në altar në kohë, tha policia.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:42. të premten e kaluar kur nusja e paidentifikuar, e cila po drejtohej nga një prej të ftuarve të saj të dasmës, u ndalua nga një automjet policie në Port St. Lucie, Florida, pasi oficeri i kapi ata duke udhëtuar me 170 km/h, transmeton Telegrafi.
Ceremonia ishte menduar të fillonte në orën 14:30 në Stuart, Florida, por kur ata u ndaluan në orën 14:42, ata ishin ende afërsisht 10 milje larg nga vendi i dasmës.
"Dasma e kujt është", dëgjohet të thotë oficeri i policisë teksa i afrohej automjetit të ndaluar.
“Është e imja”, thotë nusja nga ulësja e pasagjerit.
“Tashmë je vonë”, u përgjigj polici para se të dëgjohej nusja duke thënë, “po përpiqemi të arrijmë atje”.
"Do të të lë ta marrësh", i thotë oficeri shoferit, "por do të të jap një datë gjyqi, është një paraqitje e detyrueshme në gjykatë".
"Thotë fjala e vjetër, shiu në ditën tuaj të dasmës është fat i mirë", u tha në kumtesën e policisë së Port St. Lucie.
"Epo në këtë ditë me diell, shoferi i nuses tani ka një datë të detyrueshme gjyqi përpara një gjyqtari pasi u përpoq me shpejtësi ta çonte nusen në dasmën e saj, për të cilën tashmë ishte vonë", u tha ndër tjera. /Telegrafi/






























