LAJMI I FUNDIT:

Po kërkoni produkte cilësore, unike, brende botërore? Ja vendi ku mund t’i gjeni

Po kërkoni produkte cilësore, unike, brende botërore? Ja vendi ku mund t’i gjeni

Çdo kompani duhet ta konsideroj veten si një operator në oborrin mbretëror, ato duhet ta transmetojnë shërbimin më të mirë të mundshëm për secilin konsumatorë, qe t’i bëjnë ata të ndihen si mbretërorë.

Në mjediset e sotme tregtare përcaktimi nevojave dhe dëshirave të konsumatorëve, zbulimi se çfarë, kur, ku dhe si do të blejnë dhe parashikimi se çfarë aktivitete do të realizojnë pas blerjes është shumë e rëndësishme për t’u elaboruar, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ofrohet ajo çfarë konsumatorët kërkojnë, gjë e cila e jap rezultatin që secila kompani e përkushtuar ndaj konsumatorëve të saj e dëshiron – KONSUMATOR I KËNAQUR.

Po kërkoni llojllojshmëri të produkte cilësore të brendeve botërore? A dëshironi këto të ju shërbehen nga një staf profesional? 

Një gjë të tillë mund ta gjeni në Super Viva, e cila gjithmonë ka në fokus shërbimin dhe kujdesin ndaj konsumatorit dhe krijimin e një marrëdhënie afatgjatë me ta. Raftet e këtij marketi janë të mbushura me plot brende të njohura ndërkombëtare të cilat mund t’i provoni edhe në Kosovë pa pas nevojë të shkoni në Itali për t’i provuar ushqimet e shijshme italiane Coop, në Gjermani për të përfituar nga dobitë shëndetësore të mjaltës dhe xhemave Glück, në Meksik për tortilla ose salca të shijshme meksikane Old El Paso, dhe shumë produkte tjera të shijshme të pa lancuara më herët në tregun kosovar.

Në këtë rrjet të marketeve mund të gjeni edhe kategori më të veçanta të cilat u përshtaten konsumatorëve me nevoja specifike, që dëshirojnë të kujdesen më mirë për shëndetin dhe që ju përshtaten me stilin e tyre të jetesës si p.sh produkte për persona që nuk e tolerojnë glutenin, produkte organike, produkte pa vaj palme, produkte për vegjetarian dhe vegan etj.

Produkte organike – Janë ato produkte të cilat janë prodhuar dhe përpunuar sipas standarteve dhe rregullave të përcaktuara me saktësi nga organet çertifikuese.

Produkte pa vaj palme – Ky lloj vaji përmban një sasi të madhe të yndyrnave të ngopura, gjë e cila e bën këtë vaj një zgjedhje jo të mirë për shëndetin e njeriut. Andaj kujdesuni për shëndetin tuaj zgjedhni produkte pa vaj palme. Të gjitha produktet e brendit Coop janë pa vaj palme.

Produkte pa gluten – Për personat që vuajnë nga alergjia ndaj glutenit,dieta pa gluten është esenciale për mirëqenien e tyre.

Produkte për vegjetarian dhe vegan – për ju që ju ka munguar një kategori e tillë e produkteve tashmë mund të gjeni shumë lloje të tilla në Super Viva.

Përveç ushqimoreve një vend të veçantë zënë edhe produktet e higjienës, sepse produktet e tilla cilësore na ndihmojnë për tu kujdesur për mirëqenien e njeriut përmes pastërtisë.

Artikull i sponzorizuar