LAJMI I FUNDIT:

Po kërkoheshin nga INTERPOL-i, njësiti FAST Kosova i arreston dy persona

Po kërkoheshin nga INTERPOL-i, njësiti FAST Kosova i arreston dy persona

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti FAST Kosova, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, gjatë kësaj jave ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët kërkoheshin me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Policia ka arritur ta lokalizojë të dyshuarin: P.J., (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar), i cili ishte i kërkuar përmes INTERPOL-it nga një shtet evropian.


“Po ashtu, FAST Kosova, ka arritur të lokalizojë dhe më pas ta arrestojë edhe të dyshuarin e dytë: D.S., (viti i lindjes 1992, mashkull shtetas gjerman), i cili po ashtu kërkohej nga INTERPOL-i”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe më pas do të vazhdohet me procedurat e parapara për raste e tilla.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar. /Telegrafi/