LAJMI I FUNDIT:

Po ju zbulojmë sekretet mashkullore: Ja përse ata nuk i duan pozat e caktuara në seks

Po ju zbulojmë sekretet mashkullore: Ja përse ata nuk i duan pozat e caktuara në seks

Seksi është pjesa shumë e rëndësishme e çdo lidhjeje, ndërsa ne po jua zbulojmë se çfarë partnerëve tanë u pengon në shtrat…

Të jemi sa më të qartë që në fillim: të gjithë e duan seksin. Mirëpo, siç e dini edhe vetë, çdo lule ka gjembin e vet, transmeton Telegrafi.


Çdo person është i ndryshëm dhe posedon dëshira dhe fantazi të ndryshme që mund të ndikojnë në cilësinë e aktit dashuror.

Dhe për të mos u ballafaquar me problemet gjatë bërjes dashuri po jua tregojmë se çfarë duan meshkujt në lidhjen e tyre në poza të caktuara.

Poza misionare

Negative te kjo pozë është ajo që është tepër e zakonshme dhe me kalimin e kohës bëhet monotone. Meshkujt gjithashtu urrejnë që tërë punën duhet patjetër ta bëjnë vetë, mirëpo megjithatë më shumë kënaqen duke ju shikuar juve dhe me sensacionet të cilat i ndiejnë.

Kauboje

Ai adhuron kur ju jeni sipër mirëpo, megjithatë, në kokë i duket sikur “shoku” i tij mund të lëndohet nga pakujdesi juaj.

Seksi gjatë dushit

Atij nuk i pëlqen që patjetër duhet të qëndrojë në këmbë, ndërkaq me atë rast sipërfaqja nën të është mjaft e rrëshqitshme dhe e lagësht, shamponi vazhdimisht bie nga rafti, uji e spërkat drejtpërdrejt në fytyrë…. Pas të gjitha të metave të theksuara, a besoni akoma që ky seks i pëlqen?

Pozicioni i lugës

Kjo pozë mund të jetë interesante nëse praktikohet shumë rrallë dhe në një periudhë shumë të shkurtër. Mashkulli nga ky kënd nuk mund të shohë gjoksin tuaj, por nuk ndihet rehat kur lëviz në pozitë të shtrirë anash.

Stili i qenit

E vetmja gjë që partnerit tuaj nuk i pëlqen te stili ‘doggy’ është mundësia që do të kërkoni të ndërrojë pozën.

Pozita ulur

Në këtë rast meshkujt frikësohen në mos ju lëndojnë duke lëvizur këmbët, gjithashtu mund të lodhen shumë shpejt nëse nuk kanë mbështetje për shpinë. Ah po, partnerët tanë janë shumë të lazdruar… /Telegrafi/