LAJMI I FUNDIT:

A po hakmerren balenat vrasëse ndaj njerëzimit?

A po hakmerren balenat vrasëse ndaj njerëzimit?

Orkat, të njohura si balenat vrasëse, kanë tru shumë të madh dhe të fuqishëm. Ato janë në gjendje të trishtohen, mund të kopjojnë gjuhën njerëzore dhe duket se zotërojnë “aftësinë njohëse për mashtrim dhe hakmarrje”

Duke marrë parasysh të gjitha dëmet që njerëzimi u ka shkaktuar Orkave – si ndryshimi i klimës, i cili i shtyn ato gjithnjë e më shumë në veri për të kërkuar ushqim; zhurma dhe ndotja kimike, të cilat dobësojnë sistemin e tyre imunitar dhe dëmtojnë pjellorinë – a është e mundur që Orkat të heqin dorë nga sjelljet e tyre miqësore kundrejt njerëzve, për t’u hakmarrë? Le të shqyrtojmë provat.


Që prej korrikut, duket se Orkat po kërcënojnë brigjet e Portugalisë dhe Spanjës duke u përplasur me anijet aty rrotull, siç raporton The Guardian (via The Cut). Sipas një dëshmitari, i cili u sulmua nga disa Orka në ngushticën e Gjibraltarit, “përleshja” u duk totalisht e planifikuar.

“Zhurma ishte vërtet e frikshme”, tha për The Guardian një 23-vjeçare e diplomuar për biologji. “Ato përplasnin zinxhirët e varkës, ishte një jehonë e tmerrshme, mendova se do ta përmbysnin. Zhurma ishte shurdhuese dhe komunikonin me njëra-tjetrën”. Si një komplot.

Balenat vrasëse janë grabitqarë të fuqishëm, në gjendje të sulmojnë edhe peshkaqenët e bardhë, por megjithatë, edhe pse emri i tyre është i frikshëm, Orkat – të cilat në të vërtetë janë delfinë – kanë qenë gjithnjë miqësore me njerëzit.

Ato nuk i rrezikojnë varkat dhe anijet, notojnë pranë tyre dhe duket se zbaviten nga prania e njerëzve. Të paktën më parë.

Gjatë këtyre dy muajve të fundit, janë raportuar incidente të shumta të Orkave. Njerëzit thonë se kanë përjetuar ndjesinë se Orkat janë përpjekur të përmbysin barkat e tyre.

Studiuesit, e kontaktuar nga The Guardian, i shpjegojnë sjelljet si jashtë karakterit të Orkave. Orkat në ngushticën e Gjibraltarit janë të rrezikuara, si shumë të tjera. Ato e kanë të vështirë të kujdesen për të vegjlit për shkak të ndikimit të trafikut të anijeve si edhe për shkak të pakësimit të ushqimit.

Në Gjibraltar, Orkat gjuajnë ton të kuq, një peshk të cilin njerëzit e preferojnë shumë. Raportohen edhe raste kur peshkatarët dëmtojnë Orkat për të siguruar peshqit.

Por gjatë muajve të fundit, aktiviteti njerëzor në Gjibraltar – si edhe në shumë vende të tjera të botës – pësoi rënie për shkak të pandemisë. Një gjë e tillë, ndikoi pozitivisht te Orkat. Nisur nga kjo, duket se balenat vrasëse nuk janë fort të lumtura për rikthimin e njerëzve së fundmi. Orkat duket se janë acaruar, por a mund t’u vëmë faj?!

Burimet: The Guardian, Science Alert, Anabel

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori