Uljet e çmimeve të Tesla duket se po funksionojnë për kompaninë, të paktën në afat të shkurtër. Klientët ekzistues mund të kenë “vuajtur” nga kjo, disa nga ta edhe kanë protestuar, por në fund të fundit, kompania i qëndroi vendimit dhe po përfiton nga kjo.
Sipas disa raportimeve lokale, fabrika Giga Shanghai, po planifikon që të zgjerojë prodhimin e saj në nivelet e shtatorit të vitit të kaluar. Fabrika dëshiron që t’i prodhoi 20,000 njësi të veturave elektrike në javë gjatë muajve shkurt dhe mars vetëm për të përballuar porositë në ardhje.
Pas përmirësimeve të fundit në linjën e prodhimit, kapaciteti i fabrikës së Shangait është 1.1 milion vetura Model 3 dhe Model Y. Shtatorin e kaluar, Giga Shanghai theu rekordin e saj të prodhimit me 82,088 vetura të prodhuara. Në të njëjtin muaj Tesla shiti 83,135 vetura me 77,613 prej tyre të dorëzuara në vend në Kinë, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.
Në nëntorin e vitit të kaluar, Tesla arriti që t’i shiste mbi 100,000 vetura, por pastaj në muajin dhjetor ai numër ra në vetëm pak më shumë se 55,000 njësi. Kompania nuk priti shumë gjatë për të parë se nëse kjo ishte një rastësi apo ishte diçka më serioze, dhe me 6 janar i uli çmimet e veturave të saj në mënyrë që të rrisë kërkesën e konsumatorit.
Ky vendim çoi në protestave në “showroom-et” lokale kineze, me klientë të palumtur të cilët kërkonin rimbursim për veturat të cilat ata sapo i kishin blerë. Në anën tjetër, kompania ishte “vërshuar” me mbi 30,000 porosi në vetëm 3 ditë pas njoftimit për çmimet e reja.
Prodhues të tjerë të veturave elektrike e ndoqën procedurën e njëjtë, dhe gjatë javëve të fundit kemi parë uljen e përgjithshme në çmimet e veturave elektrike, me vetëm disa përjashtime. Metoda të cilën e përdori Tesla, më së shumti i goditi shitësit e Tesla-ve të përdorura me çmimet që raportohet se kanë rënë deri në afro 16,500 euro (18 mijë dollarë) për disa nga modelet e gjigantit amerikan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E vjella gjatë vozitjes - pse shfaqet dhe si ta parandaloni?

Volkswagen ka përgatitur një SUV të ri të vogël
Vetura e punuar tërësisht nga titaniumi, ka një çmim mjaftë të lartë (Foto)
Jaguar-Land Rover, brenda qendrës testuese të veturave elektrike të gjigantë britanikë

Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore
Subaru ka thyer rekordin që dikur e mbante Porsche 918 (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi