Po flinte pa e ditur se pitoni i prekte këmbët, kamerat e regjistrojnë momentin kur gjyshja ishte e pavetëdijshme çfarë i ishte afruar

Kamerat e sigurisë brenda një shtëpie private kanë regjistruar një skenë të pazakontë.
Derisa një gjyshe ishte duke fjetur në dhomën e pritjes në shtrat, një piton kishte arritur të futet brenda dhe të lëvizë pranë këmbëve të saj, e pavetëdijshme për kërcënimin që i kanosej, transmeton Telegrafi.
Ajo vazhdimisht shihej duke e shtyrë me këmbë derisa pitoni lëvizte – duke mos e ditur që bëhej fjalë për një reptil.
Është interesant se derisa gjysha ishte e mbuluar me çarçaf, gjarpri nuk e sulmon dhe në një moment vendosë të largohet.
Pasi zgjohet gruaja, nuk e dinte se çfarë ishte dhe e merr telefonin duke tentuar që me dritën e tij të sheh se çfarë po lëvizte pranë shkallëve.
Megjithatë, kur gjithçka përfundoi pa pasoja, gruaja të nesërmen analizoi pamjet dhe pa se ishte me shumë fat që nuk u kafshua nga pitoni. /Telegrafi/


















































