LAJMI I FUNDIT:

PLOT 9 VJET BASHKË – Meridian Express feston ditëlindjen e 9-të!

PLOT 9 VJET BASHKË – Meridian Express feston ditëlindjen e 9-të!

Fillimi i rrugëtimit të Meridian Express ka shfaqur një inovacion në treg, e që deri më tani ka 41 pika në 8 qytete të Kosovës. Zgjerimi i saj dhe shërbimi kualitativ ka bërë që të jetë zgjedhja dhe përgjigjja e parë e çdo konsumatori.

Cilësia e lartë, kualiteti, korrektësia si dhe shërbimet kualitative kanë ndikuar në zhvillimin e marketeve tona në mënyrë që produktet e Meridian Express, Meridian Kitchen dhe Buka Bakery të jenë një zgjedhje e shëndetshme për konsumatorët.

Me rastin e ditëlindjes tonë nga 1 deri më 7 tetor, Meridian Express ju sjell 7 ditë festë duke ju ofruar shpërblime eksluzive dhe oferta me çmime festive.

Përgjatë përvjetorit tonë, konsumatorët do të kenë mundësi të përfitojnë nga ofertat speciale. Duke filluar më 1 tetor ku për blerjet mbi 9.99€ konsumatorët marrin një bukë malësie të vogël gratis, më 2 tetor dyfishim të pikëve në Programin e Lojalitetit, si dhe më 3 tetor për çdo blerje në shumën mbi 20 € marrin një çantë pëlhure nga Meridian Express.

Poashtu, konsumatorët do të kenë mundësi që të fitojnë shpërblime ekskluzive përmes lojës shpërblyese në rrjetin social në Facebook gjatë muajit tetor si: Sony Playstation 5, Trotinet elektrik, Televizor Philips, Laptop, Telefon Samsung, Smart Watch, Tablet Samsung, Kufje Sony, Voucher për blerje në vlerë të 100 eurove si dhe shumë shpërblime të tjera.

Meridian Express falënderon të gjithë konsumatorët, partnerët dhe stafin për besimin dhe punën e dhënë gjatë këtij udhëtimi 9 vjeçar dhe zotohet të bashkëpunojë me korrektësi me të gjithë që të sjell energji dhe ndryshime pozitive në tregun kosovar. Meridian Express do të vazhdoj zgjerimin në lagje të ndryshme në Kosovë ku do të krijoj vende dhe mundësi të reja të punës, si dhe të sjell risi në industrinë e shitjes me pakicë.

Që nga hapja e dyqanit të parë e deri më tani, gjithmonë pranë jush n’derë t’shtëpisë, Meridian Express ju mundëson një eksperiencë të re në blerje.

Ju ftojmë të vizitoni marketet tona dhe të përfitoni nga ofertat më të mira dhe më të lira në vend!

Meridian Express, kojshia juaj i lagjes!

Artikull i sponzorizuar