Plisat: “Me 5 Mars, Adem Jashari luftoi për Kosovën Shqipëri!"

‘Plisat’ kanë vendosur që t’i qëndrojnë besnik Kombëtares shqiptare. Tifozët prishtinas dje ishin në Durrës në përkrahje të kuqezinjve në fitoren ndaj Maltës 2-0.
‘Plisat’ gjatë kësaj ndeshje ka shpalosur disa transparent kundër përfaqësueses së Kosovës.
“Me 5 Mars, Adem Jashari luftoi për Kosovën Shqipëri!" dhe "Kur të shikojmë pas, ne do ta mbajmë kokën lartë, po ti ?", ishin disa prej transparenteve të ‘Plisave’ të shpalosura në shkallët e stadiumit “Niko Dovana”, të Durrësit.
Përveç ‘Plisave’ kombëtaren shqiptare kanë vendosur të përkrahin edhe ‘Forca’, ‘Arpagjikët’, dhe ‘Kuqezinjtë e Jakovës’. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/03/2014



















































