Plisat fillojnë aksionin për fëmijët në nevojë

Sipas kryetari i tifo grupit “Plisat” Albert Kastrati, ky aktivitet bëhet me qëllim që këtyre fëmijëve në nevojë së paku në netët festive t’ua kthejë buzëqeshjet dhe edhe ata t’i përjetojnë këto festa si gjithë fëmijët e botës. Sipas tij një kontribut i vogël i të gjithëve do të thotë shumë për këta fëmijë.
“Edhe sivjet më 27, 28 e 29 dhjetor do të shpërndajmë dhurata për fëmijët në nevojë. Një kontribut sado i vogël i të gjithëve do të thotë shumë për ata fëmijë. Andaj iu bëj thirrje të gjithëve të afrohen dhe të ndihmojnë që të mbledhim sa më shumë dhurata që këta fëmijë së paku në këto ditë festë të ndihen sikur gjithë ne”, tha Kastrati për Zërin, duke njoftuar se dhuratat do të ndahen për fëmijët e Krushës, Istogut, Reqakut, Malishevës, Podujevës dhe atyre të Prishtinës.
“Ky është viti i 8 me radhë që “Plisat” organizojnë këtë aktivitet. Qytetarët e Prishtinës e kanë kuptuar se sa e nevojshme është kjo ndihmë, andaj çdo e herë e më shumë po bëhet më i madh. Shpresoj që edhe sivjet të arrijmë të mbledhim sa më shumë dhurata që mos të lëmë asnjë fëmijë me lot në sy”, përfundoi Albert Kastrati. /Zëri/Telegrafi/




















































