LAJMI I FUNDIT:

Plenumi Studentor: Më 28 shtator do të ketë referendum për PSUKM

Plenumi Studentor: Më 28 shtator do të ketë referendum për PSUKM

Duke pasur parasysh zgjedhjet e fundit studentore si të paligjshme dhe veçanërisht ndërhyrjen e ‘BERZH’ në Plenumin Studentor, përfaqësues të këtij organizimi studentor më 28 shtator ka njoftuar referendum jo-detyrues të studentëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç thonë përfaqësuesit e Plenumit, për ta mbetet prioritet zgjidhja e statusit të Parlamentit Studentor në Univeriztetin “Kirili dhe Metodij”, në lidhje me atë nëse do të vazhdojë të jetë një organizatë joqeveritare, ose të jetë pjesë e PSUKM.


Referendumi do të votohet në të gjitha 23 fakultetet e UKM-së, kurse komisionet zgjedhore të studentëve do të përbëhen nga vullnetarët. Pyetja e cila do të përgjigjet me PO dhe JO: “A do të mbetet PSUKM organizatë joqeveritare ose pjesë të UKM”.

Studentët nga Plenumi njoftuan se para referendumit të vetëm do të vijojnë edhe fushatat e informimit.

Plenumi theksoi se PSUKM edhe më tej mbetet përfaqësues i paligjshëm i studentëve, si dhe zgjedhjet e fundit ishin të pavlefshme. /Telegrafi/