Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se dëshirojnë paqe dhe de-përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës. Ai ka deklaruar se duhet të mbahen zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës si dhe të njëjtat nuk duhet të bojkotohen.
Politikani kroat ka folur para Samitit të Bashkimit Evropian, i cili i zhvillon punimet sot dhe nesër.
“Duam të de-përshkallëzimin e konflikteve, të gjitha këtyre incidenteve, të cilët kanë ndodhur në muajt e fundit dhe nuk ishin të pakta, ky është mesazhi i parë. Mesazhi i dytë është që ne duam të krijojmë parakushte për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, që ato zgjedhje të jenë të sigurta dhe të shohim pjesëmarrje në to. Pra, zgjedhjet e fundit përjetuan bojkotim, me sa kuptoj unë, isha në Podgoricë para disa ditësh dhe kam biseduar me përfaqësuesit e Kosovës, jam dëgjuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Kurtin, para këtij takimi për të marrë një ndjenjë, sepse javën e kaluar kam biseduar edhe me kryeministren Bernabiq, kështu që kam informacione të drejtpërdrejta nga liderët e njërës dhe të palës tjetër”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se nëse mbahen zgjedhjet, Beogradi zyrtar duhet të ftojë serbët e Kosovës që të marrin pjesë.
“Ekziston një vullnet për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, megjithatë, është e rëndësishme të sigurohet pjesëmarrja në to. Nëse vjen deri te bojkot përsëri, atëherë do të kemi këtë situatë, e cila është jashtëzakonisht e pazakontë dhe e keqe. Dhe kjo është arsyeja pse Kroacia dëshiron paqen, dëshiron de-përshkallëzimin, dëshiron të mbahen zgjedhje në të cilat do të marrin pjesë të gjithë dhe të vijë deri te funksionimi që do të jetë në përputhje me rendin kushtetues të vendit. Natyrisht, mendoj se është vendimtare që nëse shkohet që të organizohen zgjedhje të reja, mesazhi i Beogradit ndaj popullatës serbe në Kosovë të jetë që të marrë pjesë në ato zgjedhje”, ka thënë Plenkoviq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe