LAJMI I FUNDIT:

PLD: OBRM-PDUKM-ja është opozitë, duhet ta pranojë realitetin

PLD: OBRM-PDUKM-ja është opozitë, duhet ta pranojë realitetin

Partia Liberal Demokrate (PLD) përmes një komunikate kërkon që menjëherë të zhbllokohet puna e Kuvendit, me qëllim të zgjidhet qeveria e re reformuese dhe legjitime, ndërsa nga OBRM-PDUKM-ja kërkojnë të ndalojë të fshihet pas replikave pa kuptin dhe në mënyrë të qetë të lëshojë qeverinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së edhe një herë vërtetoi se është anti-shtetërore me atë që tani një javë e bllokon konstituimin e Kuvendit të Maqedonisë. Nikolla Gruevski duhet ta kuptojë se është opozitë dhe nga ky fakt nuk ka ikje”, thuhet mes tjearsh në kumtesën e PLD-së.


Nga kjo parti gjithashtu thonë se deputetët e OBRM-PDUKM-së po shkelin Kushtetutën në vlerat e saj themelore, siç janë qeverisja e së drejtës, pluralizmin politik, pranimin e rezultatit nga zgjedhje të lira dhe demokratike dhe respektimin e vullnetit të shumicës./Telegrafi/