LAJMI I FUNDIT:

PLD: Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

PLD: Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Republika e Maqedonisë po kthehet në rrugën e vërtetë, për hyrje në familjen e madhe evropiane. Rrugën në të cilën me hapa të sigurtë kemi hapëruar para 11 viteve, tani ka më shumë rëndësi në këtë 9 maj, Ditën e fitores mbi fashizmin dhe Ditën e Evropës, kështu shkruan PLD në komunikatën e saj të sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zgjidhje e shpejtë e krizës politike, formimi i qeverisë së re, kthimi i vlerave demokratike, sundimin e ligjit, drejtësisë, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e medias do të jenë alfa dhe omega për qeverinë e re në shtet. Vetëm atëherë ne do të tregojmë se Maqedonia nuk ka alternativë përveç anëtarësimit në BE”, shtojnë nga PLD. /Telegrafi/