LAJMI I FUNDIT:

Playboy i pacensuruar vjen në iPad

Playboy i pacensuruar vjen në iPad

Arkiva komplete e revistës për të rritur Playboy do të publikohet në kompjuterin tablet iPad të Apple, dhe atë në formë të pacensuruar.

Themeluesi i Playboy Hugh Hefner ka premtuar me anë të rrjetit Twitter se Playboy në iPad do të shfaqet në prill të këtij viti.


E tërë arkiva e kësaj reviste do të publikohet, pohon Hefner, në formë të pacensuruar, që nuk është aq e parëndësishme kur merren parasysh rregullat e rrepta të Apple për lakuriqësitë në platformën e vet mobile iOS, kështu që para se të kremtojmë vlen të presim dhe të shohim se çfarë Apple mendon për tërë këtë far muhabeti.

Pas publikimit të arkivit edhe numrat e rinj të Playboy do të ofrohen në iPad, mirëpo detajet për mundësitë e parapagimit dhe çmimet ende nuk dihen. /Telegrafi/