LAJMI I FUNDIT:

Me platformën e re për makinat që mbushen me rrymë, super-makinat mund të ndryshojnë përgjithmonë

Me platformën e re për makinat që mbushen me rrymë, super-makinat mund të ndryshojnë përgjithmonë

Ferrari dhe Lamborghini, duhet të shikojnë me vëmendje këtë krijim të ri

Deri më tani, prodhuesit e automobilave kanë punuar shumë në makina hibride, ndërsa tani janë fokusuar në makinat që mbushen me rrymë dhe është vetëm çështje kohe, kur këto makina do të bëhen kryesoret në treg, transmeton Telegrafi.


Kompania Karma Automotive që është me pronësi kineze, ndërsa bazën e ka na Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, e ka prezantuar platformën e zhvilluar për makinat që mbushen me rrymë, të quajtur Karma E-Flex që mund të shfrytëzohet si për makina autonome, ashtu edhe për super-makina.

Së bashku me këtë platformë, q është e një niveli të lartë, ofrohet edhe sistemi i avancuar për vet vozitje, softueri, hardueri dhe algoritmi.

“Kemi punuar një format fizik, që mund të përshtatet në pesë produkte të ndryshme, që e kemi quajtur E-Flex, ndërsa të tjerët po e quajnë si skatebord të rrafshët”, ka thënë një nga zyrtarët në Karma, Kevin Pavlov.

Janë deri në 22 mundësi të ndryshme konfigurimi, që mbulojnë sistemin e baterive dhe mundësinë e funksionimit të motorit, ndërsa mund të bëhen edhe konfigurime shtesë, varësisht nga dëshira e klientit.

Deri në përfundimin e kësaj platforme, Karma ka shpenzuar afro një miliard euro, ndërsa për prodhuesit tjerë më të vegjël, është mundësi e mirë sepse e marrin platformën e gatshme dhe nuk kanë nevojë të paguajnë shumë.

Vetëm se prodhuesit si Ferrari dhe Lamborghini, nuk pritet të kërkojnë shërbimet e Karmas, sepse janë duke punuar vet për platformat e reja, që t’ju përshtaten sa më mirë. /Telegrafi/