LAJMI I FUNDIT:

Platforma unike Telegrafi Jobs – fuqizim i bizneseve dhe punëkërkuesve

Platforma unike Telegrafi Jobs – fuqizim i bizneseve dhe punëkërkuesve

Telegrafi Jobs, një platformë kryesore në fushën e punësimit, tash e disa muaj ka lansuar konceptin e ri , i cili synon të revolucionarizojë mënyrën përmes së cilës bizneset dhe punëkërkuesit ndërveprojnë. Ky hap i ri paraqet një sërë mundësish të pafundme për të dyja palët.

Platforma është rikonceptuar me qëllim që të përgjigjet ndaj nevojave të bizneseve, bazuar në sugjerimet e tyre të vlefshme, dhe për të tërhequr talentët më të mirë në treg. Telegrafi Jobs tani ofron veçori unike për Profilin e Biznesit, duke përfshirë prezantime në formatin 360, video rrëfime dhe fotogaleri për të rritur ekspozimin e kompanisë dhe të vlerave të saj.

Një shtesë tjetër inovative është Smart Moduli, i krijuar për të garantuar një arritje maksimale të konkurseve të punësimit në audiencën e gjerë të portalit Telegrafi. Përkrah këtyre, platforma gjithashtu ka zgjeruar ofertën e saj me reklama digjitale të personalizuara, si dhe një blog me informata dhe këshilla thelbësore për ata që janë në kërkim të punës.

Ndër të tjera, Telegrafi ka një komunitet me mbi 1.3 milion ndjekës, dhe ka sjell po ashtu edhe  partneritet ekskluziv me Radio Dukagjinin për të shfrytëzuar fuqinë e ekspozimit me zë.

Ekspozimi dhe personalizimi janë çelësi në këtë strategji të re, për të cilën kujdeset Telegrafi Brand Studio. Ky ekip i brendshëm zhvillon strategji të personalizuara të marketingut, bazuar në lexueshmërinë dhe besueshmërinë e Telegrafit si një nga mediat më të njohura në treg.

Telegrafi Jobs nxit bizneset që të marrin pjesë në takime për të diskutuar më në detaje mbi këto risi dhe për të zbuluar se si mund të ndihmojnë në zhvillimin e strategjive të reja të rekrutimit dhe marketingut.

Për më shumë detaje rreth asaj që ofron platforma Telegrafi Jobs vizito këtë link: https://jobs.telegrafi.com/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?

Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?

Perfetta Pashteta
UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile

UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile

UBT
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?

A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?

Melodia Px
Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi

Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi

Telegrafi Jobs
Oda Amerikane kërkon ndërprerjen e ndërhyrjes së shtetit në tregun e karburanteve

Oda Amerikane kërkon ndërprerjen e ndërhyrjes së shtetit në tregun e karburanteve

Ekonomi
Kalo në kategori