LAJMI I FUNDIT:

Plas skandali në Kroaci – Publikohen përgjimet e rektorit duke i bërë presion studentit: Mund të vijë dikush të të dhunojë gruan

Plas skandali në Kroaci – Publikohen përgjimet e rektorit duke i bërë presion studentit: Mund të vijë dikush të të dhunojë gruan

Telegram publikoi një artikull për Ivan Samarxhiqin, rektorin e Universitetit të Slavonski Brod, Kroaci, i cili e mbajti studentin Fran Kev në zyrën e tij për 45 minuta.

Ai e ka bindur që të ndryshojë deklaratën që studenti ka dhënë në polici rreth një konfliktit fizik në të cilin ka marrë pjesë djali i rektorit Josip Samarxhiq, gjithashtu student i atij fakulteti.

Djali i rektorit ka qenë pjesëmarrës në një debat para një kafeneje, i cili është shndërruar në një përplasje fizike, ku ka marrë pjesë edhe Ivan Vukoja.


Prokuroria e Shtetit ka refuzuar kallëzimin penal të policisë dhe ka konstatuar se nuk bëhet fjalë për lëndime të rënda fizike, ndaj djali i rektorit ka ngritur padi private kundër Vukojës, raporton index.hr.

Në audio-regjistrime, rektori Samarxhiq i shpjegon studentit Kevi se si djali i tij, Josip ka mundur të rrëzohet dhe të godasë kokën në një stol para kafenesë.

Pak kohë më vonë, duke e bindur studentin se nuk duhet të kesh frikë nga Vukoja, i riu që goditi djalin e rektorit, Ivan Samarxhiq thotë se Vukoja nuk është vërtet një djalë që duhet t’i frikësohesh.

Disa minuta më vonë, rektori tremb Kevan, duke i shpjeguar se duhet të jetë i guximshëm, se nuk duhet t’i frikësohet Vukojës dhe natyrisht se duhet të flasë kundër tij në gjykatë, “sepse, kur njeriu frikësohet, nesër dikush do të vijë në shtëpinë tuaj – do ta prekë gruan dhe do ta përdhunojë”, thotë ai.

Në një intervistë për Telegram, rektori Samarxhiq pranon se i ka kërkuar Kevas të vinte në zyrën e tij dhe se kanë biseduar për incidentin, por, thotë ai, arsyeja e vetme ishte t’ia tregonte videon, sepse mendonte se nuk e ka parë.

Samarxhiq thotë se në atë bisedë “ndoshta e kanë kapluar emocionet” sepse edhe ai është “thjesht burrë”, por mohon se i ka bërë presion Kevit apo se e ka shantazhuar duke e shfrytëzuar postin si rektor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Kalo në kategori