LAJMI I FUNDIT:

Plani gjashtëpikësh i Boris Johnsonit për të mposhtur Putinin

Plani gjashtëpikësh i Boris Johnsonit për të mposhtur Putinin

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të bëjnë një përpjekje të ripërtërirë për të siguruar që pushtimi “i tmerrshëm” i Rusisë në Ukrainë të dështojë.

Kështu, në këtë drejtim, siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, ai ka paraqitur një plan prej gjashtë pikash për të mbajtur presionin ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Ja çfarë ka thënë ai:


– Udhëheqësit botërorë duhet të mobilizojnë një “koalicion humanitar ndërkombëtar” për Ukrainën

– Ata gjithashtu duhet të mbështesin Ukrainën “në përpjekjet e saj për të siguruar vetëmbrojtjen”

– Presioni ekonomik ndaj Rusisë duhet të rritet

– Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i rezistojë “normalizimit” të veprimeve në Ukrainë

– Rezolutat diplomatike për luftën duhet të ndiqen, por vetëm me pjesëmarrjen e plotë të qeverisë legjitime të Ukrainës

– Duhet të ketë një “fushatë të shpejtë për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë” midis vendeve të NATO-s

Johnson pritet gjithashtu të japë mesazhin e tij në takimet me kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe kryeministrin holandez Mark Rutte në Downing Street të hënën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori