LAJMI I FUNDIT:

Plani 3-6-9 u prezantua para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së

Plani 3-6-9 u prezantua para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, sot në hapësirat e Delegacionit të Bashkimit Evropian prezantoi Planin 3-6-9 para ambasadorit të BE-së, Samuel Zhbogar dhe ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, kumtoi Sekretariati për çështje evropiane (SÇE), përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në këtë Plan janë përfshirë reformat të cilat Qeveria do ti zbatoj në periudhën e ardhshme deri në 3 muaj, respektivisht deri në zgjedhjet lokale, në ndërkohë paralelisht do të punohet edhe në precizimin e masave që duhet të realizohen 6 dhe 9 muajt e ardhshëm”, tha Ormani.


Gjithashtu, Osmani theksoi se Qeveria angazhohet për sigurimin e transparencës dhe gjithepërfshirjes, me përfshirjen edhe opozitën, njofton AIM.

Në takim, zëvendëskryeministri Osmani theksoi përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e këtyre reformave dhe rëndësinë të shfrytëzohet klima pozitive, por shprehu edhe pritjen se, në përputhshmëri me suksesin gjatë realizimit të detyrimeve të marra, vendet anëtare të Unionit do të marrin hapa konkrete lidhur me përshpejtimin e procesit eurointegrues të Republikës së Maqedonisë, përfshirë edhe rekomandimin e pastër për fillimin e bisedimeve. Plani 3-6-9 për herë të parë u prezantua para publikut javën e kaluar, dhe është hapi i parë i Qeverisë për depërtim serioz të vendit drejt integrimeve euroatlantike, pas ngecjes së gjatë në këto fusha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori