LAJMI I FUNDIT:

Planet e Vetëvendosjes për qeverisjen e ardhshme: Taksa mbetet, njohje, pastaj dialog me Serbinë

Planet e Vetëvendosjes për qeverisjen e ardhshme: Taksa mbetet, njohje, pastaj dialog me Serbinë

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, në një intervistë për Telegrafin, ka treguar qëndrimin e VV-së, karshi tri temave me rëndësi për Kosovën siç janë dialogu me Serbinë, luftimi i korrupsionit si dhe taksa 100 për qind ndaj shtetit serb.

Aliu ka thënë se, korrupsionin mund ta luftojnë ata që janë të pa korruptuar dhe që janë të guximshëm.


“Unë mendoj që VV është e gatshme të futet në këtë betejë, dhe një ndër armët në ketë betejë me korrupsionin është transparenca e plotë. VV do ta bëjë këtë me transparencë, e cila  do të jetë garancia e parë, por jo e mjaftueshme. Të gjithë opinioni, shoqëria civile, mediat, do të kenë qasje në çdo dokument të shohin çdo para se ku po shpenzohet, ky do të jetë hapi i parë, duhet vullnet për luftimin e korrupsionit përbrenda”, ka thënë Aliu.

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, gjatë intervistës në emisionin “Përballje ditore” në Telegrafi.com

Ndërsa sa i përket taksës 100 për qind ndaj Serbisë, deputeti tha se Vetëvendosje gjithmonë ka qenë pro reciprocitetit me shtetin serb.

“Ne e kemi mbështetur taksën, do ta thellojmë reciprocitetin me shtetin serb. Reciprociteti me Serbinë do forcojë Kosovën”, ka theksuar ai.

Kurse sa i përket dialogut me Serbinë, Aliu tha se duhet të ndodhë ndryshimi sa i përket negociatave.

“Deri tani kemi pasur dialog në Bruksel, Thaçi ka pasur takime me Vuçiqin dhe është krijuar përshtypja para faktorit ndërkombëtar se gjithçka është në rregull, ndërkohë që në terren situata është krejtësisht tjetër, kemi thellim të ndasisë, përmes pakos së Ahtisarit. Kemi afërsi të shtresave të larta, kurse situata në terren është e rëndë për serbët dhe shqiptarët. Prandaj duhet t’i jepet përparësi dialogut në nivel lokal.

Duhet ta forcojmë dialogun në nivel qytetarë, duhet t’i afrojmë qytetarët. Në nivelin e lartë duhet ta kemi të qartë se kemi bërë kompromise, ndërsa tash duhet ta ndryshojmë këtë situatë. Duan negociata me Serbinë, duhet të ketë njohje. Sepse ne po bëjmë kompromise dhe në fund nuk po na njohin. Duhet të ketë njohje, pastaj hyrje në negociata me Serbinë”, ka deklaruar Aliu për Telegrafin.

Deputeti Aliu, gjithashtu është deklaruar edhe për koalicionet parazgjedhore. Ai ka konsideruar se duhet të ndodhë një koalicion VV-LDK në mënyrë që ndalohet krijimi i një koalicioni PAN 2./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori