LAJMI I FUNDIT:

Plakja e popullsisë do të ngadalësojë rritjen ekonomike të Shqipërisë

Plakja e popullsisë do të ngadalësojë rritjen ekonomike të Shqipërisë

Plakja e popullsisë do të ngadalësojë rritjen ekonomike të Shqipërisë me gati 0.7 pikë përqindje në vit për tri dekadat e ardhshme.

Paralajmërimi vjen nga një analizë e detajuar që Fondi Monetar Ndërkombëtar u ka bërë zhvillimeve demografike në vendet e Evropës Lindore si dhe perspektivën e tyre për 30 vjetët e ardhshëm.


Sipas FMN, vetëm për shkak të plakjes dhe tkurrjes së popullsisë, në vitin 2050 prodhimi kombëtar i Shqipërisë do të jetë 25 për qind më i ulët nga sa do të ishte nëse vendi nuk do të përballej me krizën demografike.

Plakja e popullsisë e ngadalëson rritjen ekonomike përmes dy kanaleve kryesore. I pari është ai i pakësimit të krahut të punës, pasi më pak punëtorë do të thotë më pak prodhim. Ndërsa kanali i dytë sipas FMN është faktori i produktivitetit, pasi vendet me moshë më të re popullsie tentojnë të jenë më produktive.

Sipas analizës së FMN presionet demografike do të prekin të gjitha vendet e rajonit tonë, për shkak të emigrimit, dhe rritjes së moshës mesatare të popullsisë. Kjo do të ngadalësojë rritjen e mirëqenies në rajon, dhe përafrimin e nivelit të të ardhurave me mesataren e Bashkimit Evropian.

Ekspertët e FMN llogarisin se në vitin 2050, të ardhurat mesatare të Shqipërisë do të jenë ende sa gjysma e mesatares së Bashkimit Evropian duke parashikuar kështu një konvergjencë të ngadaltë në standardin e mirëqenies./tch

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Kalo në kategori