LAJMI I FUNDIT:

Plagosje me armë në një fshat të Gjilanit, një vit e tetë muaj burg për të akuzuarin

Plagosje me armë në një fshat të Gjilanit, një vit e tetë muaj burg për të akuzuarin

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit B. K., i cili ka kryer dy vepra penale.

“I akuzuari me datë 17.09.2020, rreth orës 19:30 minuta, në fshatin Malishevë të Komunës së Gjilanit, për shkak të një mosmarrëveshje, me armë zjarri i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit H. M., si dhe ka rrezikuar jetën e personit, tani të dëmtuarit D. M. Fillimisht të dëmtuarit kishin shkuar tek shtëpia e E. H. (vëlla i të akuzuarit), për ta kërkuar të njëjtin, ashtu që me të parë gjendjen e tenisonuar, i akuzuari B. K., nga shtëpia e tij merr pushkën e gjuetisë të markës “Bereta” dhe nga një distancë rreth 15 metra, ka shtënë në drejtim të dëmtuarit H. K., dhe predhat e kanë goditur në shputën e këmbës së djathtë si dhe shputën e këmbës së majtë, duke i shkaktuar thyerje të kockave të shputës së majtë, në atë mënyrë që i shkakton lëndime të rënda trupore.


Me datë 18.09.2020, rreth orës 08:50 minuta, në fshatin Malishevë, në shtëpinë e të pandehurit, Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë të markës “Baikal””, thuhet në njoftimin për media.

Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprat penale “lëndim i rëndë trupor” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Trupi gjykues të akuzuarin B. K. ka shpall fajtor, duke i shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 1 (vit) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim, ndërsa për veprën e dytë i ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 4 (katër) muaj burgim. Me zbatimin e dispozitave të dënimit unik, të akuzuarit i shqiptohet dënim burgu në kohëzgjatje prej 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.

Gjithashtu të akuzuarit në fjalë, i konfiskohen armët të llojit “Baikal” dhe “Bereta””, thuhet në njoftim. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori