LAJMI I FUNDIT:

Plagosja në Kavajë, reagojnë Rama dhe Basha

Plagosja në Kavajë, reagojnë Rama dhe Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Kavaja ku shkoi menjëherë pas incidentin në zyrat e PD në këtë qytet ku mbeti i plagosur me armë zjarri një person, e cilësoi ngjarjen një atentat ndaj PD nga një kryeministër që e di se do të humbë zgjedhjet.

Teksa ka fajësuar aktivistë të Partisë Socialiste për incidentin, kryedemokrati tha se kjo ngjarje tregon frikën e humbjes së pushtetit dhe është përpjekje për t’u mbyllur gojën shqiptarëve që presin ndryshimin.


“Të gjithë së bashku, asnjë hap mbrapa le të vazhdojmë marshimin tonë ditë për ditë, krah për krah deri ditën e diel ku Kavaja Shqipëria do t’i japin përgjigjen e merituar këtij atentati të shëmtuar kundër demokracisë, kundër Partisë Demokratike dhe kundër koalicionit tonë për ndryshim”, tha Basha.

Nga ana e tij kryeministri reagoi përmes një postimi në Twitter, duke e cilësuar ngjarjen e ndodhur në Kavajë një akt të patolerueshëm që duhet dënuar, por politizimi i kësaj ngjarjeje sipas tij është më keq se vetë ngjarja.

“Plagosja e Kavajës e patolerueshme! Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! LB duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa IM duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit!” shkroi kryeministri./euronews.al

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori