LAJMI I FUNDIT:

Plaçkitja spektakolare, 28-vjeçarja vodhi 8 milionë euro në Gjermani – miqtë e saj shokohen me veprimin e Jasmin Gundogan

Plaçkitja spektakolare, 28-vjeçarja vodhi 8 milionë euro në Gjermani – miqtë e saj shokohen me veprimin e Jasmin Gundogan

Policia gjermane është akoma në kërkim të Jasmin Gundogan, 28-vjeçares nga Bremeni – që gjatë 21 majit nga kompania e sigurimit që merrej me transportimin e shumave të majme të parave, ka vjedhur 8 milionë euro.

Policia së fundmi ka publikuar fotografinë e saj, e mediat gjermane prej atëherë nuk kanë të ndalur duke hulumtuar jetën misterioze të kësaj femre, transmeton Telegrafi.


E disa detaje për jetën e saj i ka zbuluar një mik i shkollës, që për Bild tha se si fëmijë Jasmin ka pasur dëshirë të jetë e pasur dhe e bukur.

Por kjo ëndërr e saj a e ka bërë atë hajneshë? Është e mundur.

“Të gjithë kemi menduar që nuk është aq e mençur”, ka thënë miku i saj i shkollës.

Por siç shkruan Fenix, Jasmin ishte mjaftueshëm e mençur që të kryer një prej vjedhje me spektakolare në Gjermani.

Siç raporton Bild, Jasminit i kishte gjetur punën në kompaninë e sigurimit për transportimin e parave, falë ndihmës së babait që kishte pasur disa lidhje.

Gundogan në këtë kompani ka qenë përgjegjëse për paketim dhe transportim të parave. Të premten e 21 majit kishte vjedhur një kontejner me disa thasë të mbushur me para, dhe më pas kishte marrë pushimin mjekësor.

Zhdukja e parave është zbuluar katër ditë më vonë, e sipas hetimeve më të hershme, kontejneri me numrin 06414 ishte futur në një Mercedes të zi me targa të vjedhura.

Vetura ishte marrë me qira më 19 maj në lagjen Spandau të Berlinit dhe më pas është dërguar në oborrin e kompanisë që e kishte marrë me qira. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori