LAJMI I FUNDIT:

PK: S’ka ikje të qytetarëve nga Kosova

PK: S’ka ikje të qytetarëve nga Kosova

Pas publikimeve të disa informacioneve në disa media për një fluks të ri të ikjes së qytetarëve të Kosovës, Policia njofton se pas verifikimit të fakteve del se lajmet janë të pavërteta dhe se nuk ka vend për shqetësime.

“Gjithashtu nuk ka asnjë konfirmim nga asnjë shtet i BE-së se ka rritje të numrit të kërkesave të kosovarëve për azil në këto shtete”, thuhet në njoftim. “Autoritetet tona kanë njoftuar rregullisht përmes mediave për qarkullimin dhe fluksin nëpër pikat e kontrollit kufitar, në hyrje dhe dalje të Republikës së Kosovës, prandaj raportimet për ikje masive apo eksod të qytetarëve në mënyra tjera janë të pavërteta”. /Telegrafi/