LAJMI I FUNDIT:

Pjetër Nrecaj pranoi fajësinë për vrasjen e gruas dhe vajzës (Video)

Pjetër Nrecaj pranoi fajësinë për vrasjen e gruas dhe vajzës (Video)

Pjetër Nrecaj e pranoi sot fajësinë për vrasjen e gruas dhe vajzës së tij, në seancën e shqyrtimit fillestar në Gjykatën Themelore të Gjakovës.

Ai tha se ndihet i penduar për këtë akt.


Gjyqtari i rastit, Gëzim Pozhegu e caktoi 2 nëntorin si datë kur pritet të shpallet aktgjykimi për këtë vrasje të dyfishtë që ndodhi në gusht të këtij viti në fshatin Brekoc të Gjakovës.

Në seancën e cila zgjati pak më shumë se një orë, prokurori i rastit, Agron Matjani, kërkoi nga gjykata që ndaj të akuzuarit për vrasje të dyfishtë “të jepet një vendim i bazuar në ligj”.

Nrecaj u soll i prangosur në seancën në të cilën avokatja e tij dhe prokurori i rastit thanë se kjo marrëveshje nuk është arritur për shkaqe procedurale.

Pjetër Nrecaj akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, pasi që dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten dhe vajzën e tij 9 vjeçare.

“Jemi në përpjekje që kjo çështje të përfundohet me korrektësi dhe të negociohet pranimi i fajësisë në mes të akuzuarit dhe të prokurorit të çështjes, mirëpo ne nuk jemi ftuar për këtë marrëveshje”, tha Fehmije Zhubi, avokate e Nrecajt.

Ndërsa prokurori Agron Matjani e pranoi se negociatat për pranimin e fajësisë kanë filluar por pa mundur të përfundojnë.

“Ne kemi filluar negociatat, mirëpo për shkaqe procedurale nuk kemi arritur një marrëveshje të tillë”, tha prokurori.

Në sallën e gjykatës të mbushur përplot me njerëz, kur u pyet nga gjyqtari i rastit Gëzim Pozhegu, i akuzuari Nrecaj e pranoi fajësinë dhe shprehu ‘keqardhje’ për rastin që ka ndodhur.

“Edhe pse vajzën e kam vrarë aksidentalisht, si do që të jetë unë e pranoj fajësinë sepse jam penduar”, tha i akuzuari Pjetër Nrecaj.

Prokurori Agron Matjani tha se ky pranim i fajësisë mbështetet në prova dhe fakte të paraqitura në aktakuzë.

Avokati i palës së dëmtuar, Isa Osdautaj, tha se “i akuzuari ka kryer vrasje të dyfishtë, konsideroj se i akuzuari duhet të akuzohet edhe për veprën penale të rrezikimit të përgjithshëm ndaj familjes Marku”.

Pas pranimit të fajësisë nga ana e Pjetër Nrecaj, avokatja e tij kërkoi nga gjykata që t’i ketë parasysh “rrethanat lehtësuese dhe rënduese” ndaj të mbrojturit të saj.

“Gjithsesi jemi të bindur se gjykata do të sjellë vendim të drejtë dhe të bazuar”, tha avokatja Zhubi.

Prokurori Agron Matjani tha për KALLXO.com se me mbrojtësen e të akuzuarit avokaten Fehmije Zhubi kishin arritur një marrëveshje mbi pranimin e fajësisë.

Por kjo marrëveshje nuk ishte pranuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj, kur ajo i ishte prezantuar atij.

Kryeprokurori Selimaj, sipas Matjanit, nuk kishte dhënë arsye për mosnënshkrimin e marrëveshjes. /kallxo.com/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori