LAJMI I FUNDIT:

Pjesëtari i grupit mercenar rus Wagner që ishte zënë rob lufte nga ukrainasit, habitet kur e kupton se njësia e tij është ekzekutuar

Pjesëtari i grupit mercenar rus Wagner që ishte zënë rob lufte nga ukrainasit, habitet kur e kupton se njësia e tij është ekzekutuar

Një pjesëtar i grupit famëkeq të mercenarëve rusë Wagner, që është zënë rob lufte nga ushtarët ukrainas, mbetet i habitur kur mëson se e tërë njësia e tij është vrarë në fushëbetejë.

Derisa po merrej në pyetje nga një epror i ushtrisë ukrainase, 20-vjeçari që thotë se është pjesëtar i Wagner, që ndryshe njihet si ushtria private e Putinit, që kryen punët e pista të presidentit rus, rrëfen rrugëtimin e tij deri në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Thotë se ishte rekrutuar në një qytet rus dhe menjëherë ishte nisur me njësinë e tij drejt Ukrainës, ku shpresonin se për pak ditë do të arrijnë ta pushtojnë këtë vend.


Gjatë bisedës ai vazhdimisht pyetet për numrin e pjesëtarëve të njësisë, detyrat që i kishin si dhe qëllimin e tij në këtë luftë.

E kur i është kumtuar lajmi se tërë njësia e tij është vrarë nga ushtarët ukrainas – kryesisht nga operatorët e dronëve të cilët thanë se kishin refuzuar të dorëzohen dhe kishte pasuar sulmi vdekjeprurës.

Pjesëtari i Wagner pranoi se prej se është zënë rob për asnjë moment nuk është keqtrajtuar nga ukrainasit, të cilët ia bënë me dije se përpos tij edhe dy apo tre pjesëtarë tjerë nga ky grup i mercenarëve rusë kanë mbetur të gjallë – të tjerët të gjithë janë vrarë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=OmXjhDY9JmQ&ab_channel=WarthogDefense

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori