Albion Qollaku, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka dhënë detaje lidhur me operacionin e kërkim-shpëtimit gjatë ditës së diel në Maqedoninë Veriut, ku një veturë me traga të Kosovës kishte rënë në lumin Lepenc.
Qollaku i cili ishte pjesëmarrës në këtë operacion, ka thënë se kur është në pyetje populli janë të gatshëm të intervenojnë kurdo dhe kudo herë.
“Por, kur janë në pyetje populli, kudo që kukohet ndihmë njësia jonë e kërkim-shpëtimin toga në ujëra jemi të gatshëm kudo që ka të nevojë të intervenojmë. Edhe pse pjesëtarët rrezikohen në ujë, siç ka qenë ajo pjesë (dje) për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që kanë ndodhur këto ditë dhe ka pasur një ngritje të Lepencit”, ka thënë Qollaku në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.
Më tej, ai ka treguar se si është identifikuar vetura me targa të Kosovës dhe vështirësitë që kanë hasur në këtë operacion.
“Edhe pse ka pasur vështirësi tepër, por për fat të mirë në fatkeqësi ndodhi që nuk zgjati operacioni shumë edhe pse ishte shumë i vështirë. Nga vendi ku ka ra në lum vetura, rreth 100 ose 150 metra më tutje është gjetur vetura”.
“Mënyra se si është identifikuar edhe për shkak të ujit ka qenë shumë vështirë, rrjedha ka qenë shumë e shpejtë, por u identifikua nga anija duke lëviz dhe rastësisht e ka identifikuar veturën. Makina ka qenë e fundosur në vendin ku ka qenë thellësia e lumit rreth 3 metra”, ka treguar Qollaku.
Ndërkaq, pas më shumë se 24 orë kërkimesh, nga ujërat e lumit Lepenc gjatë orëve të pasdites të së dielës është nxjerrë vetura me tre trupa të pajetë të familjes Pacolli nga Kosova, e cila pas aksidentit të së shtunës kishte rënë në këtë lum.
Siç u raportua nga vendngjarja, tre trupat e pajetë ishin gjetur në pjesën e pasme të veturës, që do të thotë se kishin bërë përpjekje të dalin nga makina, por fatkeqësisht nuk ia kishin dalë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit