LAJMI I FUNDIT:

Pjesë të raketës gjigante Long March 5B të Kinës mund të bien në tokë dhe “askush nuk e di se ku do të godasin ato”!

Pjesë të raketës gjigante Long March 5B të Kinës mund të bien në tokë dhe “askush nuk e di se ku do të godasin ato”!

Ekziston frika se mbeturinat nga raketa e Kinës e lëshuar së fundmi, Long March 5B, do të “përplasen” përsëri në Tokë në një vend të panjohur.

Kështu shkruan Newsweek, sipas të cilit medium, bëhet fjalë për raketën që u lëshua në 24 korrik nga Wenchang në provincën Hainan, duke transportuar modulin e Wentian, “një laborator” i ri me energji diellore, në Stacionin Hapësinor të Kinës Tiangong.


Dhe për shkak të madhësisë, ka shqetësime se jo e gjithë pjesa e parë e raketës do të digjet në atmosferë ndërsa bie – në vend të kësaj, ajo do të mund të bie diku në planet.

Normalisht, pasi një raketë përdor të gjithë karburantin në fazën e saj të parë, pjesa e zbrazët “hidhet” për të hequr peshën shtesë, duke rënë në Tokë.

Dhe zakonisht, këto pjesë digjen ndërsa godasin atmosferën me shpejtësi të madhe.

Sidoqoftë, Long March 5B është shumë i madh, megjithatë: është 54 metra i gjatë dhe peshon më shumë se 800 mijë kilogramë.

“Do të shpërthehet, por përvoja e kaluar tregon se një tufë fragmentesh metalike 30 metra të gjata do të përfundojnë duke u përplasur në tokë me disa qindra km/orë”, ka thënë Jonathan McDowell, nga “Harvard-Smithsonian Center for Astrophysics”.

Siç vë në pah Newsweek, përcjell Telegrafi, sa më e madhe të jetë anija kozmike, aq më i madh është numri i copave të mbeturinave hapësinore që bien përsëri në atmosferë, veçanërisht ato të bëra nga materiale rezistente ndaj nxehtësisë.

“Është gjithmonë e vështirë të vlerësohet sasia e masës së mbijetuar dhe numri i fragmenteve pa e ditur dizajnin e objektit, por një ‘rregull’ i arsyeshëm thotë se mund të jetë rreth 20-40 për qind e masës së thatë origjinale”, ka theksuar Holger Krag, kreu i Zyrës së Programit të Sigurisë Hapësinore për Agjencinë Evropiane të Hapësirës.

Po sipas Newsweek, vendndodhja e rënies është shumë e vështirë të parashikohet, veçanërisht për momentin, pasi aktiviteti diellor ka shkaktuar luhatje atmosferike që komplikojnë modelimin e rrugës së fluturimit.

Kina lanson modulin Wentian teksa stacioni hapësinor është afër kompletimit
Lexo po ashtu Kina lanson modulin Wentian teksa stacioni hapësinor është afër kompletimit

Shpejtësia e procesit të zbërthimit të orbitës varet gjithashtu nga madhësia dhe dendësia e objekteve.

Sipas McDowell, pasi të dimë matjet e sakta dhe këndin e orbitës së raketës, duhet të jemi në gjendje të parashikojmë më saktë se kur dhe ku do të bien mbeturinat.

Megjithatë, shanset që mbeturinat të godasin një zonë të banuar janë shumë të ulëta: NASA ka vlerësuar se shanset që një person të goditet nga një pjesë e mbeturinave hapësinore janë rreth 1 në 3200.

Sidoqoftë, për shkak të rritjes së mbeturinave hapësinore në orbitën e Tokës, shanset që copa mbeturinash të bien nga qielli po rriten, veçanërisht në Jugun Global, sipas hulumtimit të botuar në revistën Nature Astronomy.

Ndërkohë administratori i NASA-s, Bill Nelson, ka thënë se Kina “po dështon të përmbushë standardet e përgjegjshme në lidhje me mbeturinat e tyre hapësinore”.

Por Kina nuk pajtohet dhe në përgjigje të incidentit të mbeturinave të Oqeanit Indian të vitit 2021, ministria e jashtme kineze tha se gjasat për dëme ishin “jashtëzakonisht të ulëta”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusët bombardojnë Kharkivin, shembet kulla e televizionit në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Rusët bombardojnë Kharkivin, shembet kulla e televizionit në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evropa
U grindën për qen, avokati brazilian vret fqinjin – shtiu mbi 30 plumba mbi 73-vjeçarin

U grindën për qen, avokati brazilian vret fqinjin – shtiu mbi 30 plumba mbi 73-vjeçarin

Amerika Latine
Inteligjenca britanike thotë se ukrainasit kanë rrëzuar një aeroplan bombardues të ushtrisë ruse

Inteligjenca britanike thotë se ukrainasit kanë rrëzuar një aeroplan bombardues të ushtrisë ruse

Evropa
Mjekët shpëtojnë foshnjën 7 muajshe nga barku i palestinezes së vdekur, shtëpia e tyre u bombardua nga izraelitët në Rafah

Mjekët shpëtojnë foshnjën 7 muajshe nga barku i palestinezes së vdekur, shtëpia e tyre u bombardua nga izraelitët në Rafah

Azia
Kalo në kategori