LAJMI I FUNDIT:

Pjesë të fasadës ranë nga një ndërtesë në Zagreb të Kroacisë, tmerroi klientët që po qëndronin në një kafene

Pjesë të fasadës ranë nga një ndërtesë në Zagreb të Kroacisë, tmerroi klientët që po qëndronin në një kafene

Një pjesë e një fasade ka rënë nga një ndërtesë në një nga lagjet e Zagrebit dhe për pak ka goditur njerëzit që ishin duke qëndruar në një kafene.

Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, siç shihet edhe në pamjet e kamerave të vëzhgimit të kafenesë, fasada ka rënë në mes të tarracës së kafenesë në momentin kur aty kalonin një mysafir dhe një kamarier.


Ndërtesa përfshin një kopsht fëmijësh dhe një shkollë fillore dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.

Në fillim të vitit, disa panele fasadash ranë pikërisht aty ku fëmijët e kopshtit dalin në oborr dhe ku kalojnë shumë njerëz çdo ditë.

Në atë kohë, prindërit kanë nisur një peticion dhe kanë kërkuar reagim të menjëhershëm nga autoritetet. /Telegrafi/