LAJMI I FUNDIT:

Pjesë e “Listës së Putinit” të SHBA-së, por më i pasuri “me letra” në Rusi – Vladimir Potanin, njeriu që shpenzoi 10 milionë dollarë në dasmën e vajzës së tij

Pjesë e “Listës së Putinit” të SHBA-së, por më i pasuri “me letra” në Rusi – Vladimir Potanin, njeriu që shpenzoi 10 milionë dollarë në dasmën e vajzës së tij

Miliarderi rus Vladimir Potanin është personi, vlera e pasurisë e të cilit vlerësohet rreth 22 miliardë dollarë, duke e bërë atë njeriun më të pasur të dokumentuar në Rusi.

Personi i dytë më i pasur në Rusi, sipas Bloomberg’s Billionaire Index, është Vladimir Lisin me një vlerë neto prej 21.5 miliardë dollarësh.


Megjithatë mbetet e paqartë se sa para ka presidenti Vladimir Putin: The Washington Post më parë njoftoi se financuesi Bill Browder kishte vënë vlerën e mundshme neto të Putinit deri në 200 miliardë dollarë në vitin 2015.

Siç shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi, biznesmeni 58-vjeçar e bëri pasurinë e tij në industrinë e nikelit, pasi mbylli programin e diskutueshëm “kredi për aksion” të Rusisë.

Potanin është presidenti i Norilsk Nickel, prodhuesi më i madh në botë i nikelit të rafinuar.

Njeriu më i pasur në rusi ka në pronësi gjithashtu të paktën tre jahte luksoze dhe kaloi 10 milionë dollarë për martesën e vajzës së tij në Rivierën Franceze.

Ai gjithashtu është bërë i njohur si filantrop, duke iu bashkuar The Giving Pledte, organizata bamirëse e themeluar nga Bill dhe Melinda Gates dhe Warren Buffett, dhe premtoi se do të dhurojë shumicën e pasurisë për bamirësi në vend që t’ia kalojë atë fëmijëve të tij.

Takimi me Putinin, përgatitjet fillojnë menjëherë – vetura e Kim Jong Un shihet rrugëve të Rusisë! (Video)
Lexo po ashtu Takimi me Putinin, përgatitjet fillojnë menjëherë – vetura e Kim Jong Un shihet rrugëve të Rusisë! (Video)

Miliarderi rus ka lidhje të ngushta me presidentin Vladimir Putin – në të vërtetë, dyshja janë shokë të hokejit të akullit – dhe Potanin u emërua në listën famëkeqe të “Putinit” të figurave politike dhe të oligarkëve të shquar rusë.

Më poshtë ua sjellim një vështrim më të gjerë rreth jetës dhe pasurisë së Vladimir Potanin, njeriut më të pasur në Rusi dhe personit të 37-të më të pasur në botë.

Biznesmeni 58-vjeçar është presidenti i Norilsk Nickel, prodhuesi më i madh në botë i nikelit të rafinuar.

Norilsk Nickel është përgjegjës për pothuajse 22% të prodhimit të nikelit të klasit të lartë në botë.

Potanin ka bërë më shumë se 4 miliardë dollarë dividendë nga kompania që nga janari 2018, sipas Bloomberg.

Përveç pasurisë së tij në industrinë e metaleve, Potanin gjithashtu kontrollon kompaninë farmaceutike ruse OJQ Petrovax Pharm dhe ka një portofol të madh të pasurive të paluajtshme – dhe jo vetëm.

I lindur në Moskë më 1961, Potanin ishte djali i një diplomati dhe një doktori.

Ai studioi marrëdhënie ndërkombëtare dhe pastaj vazhdoi të kalonte tetë vjet duke punuar në Ministrinë e Tregtisë së Jashtme Sovjetike.

Në vitin 1990, Potanin formoi Shoqatën e Tregtisë së Jashtme Interros, një konglomerat që tani zotëron aksionet në industri, duke përfshirë metalet dhe minierat, pasuritë e patundshme, sportet dhe turizmin, si dhe farmaceutikët.

Kur ishte 30 vjeç, Potanin u takua me Mikhail Prohorov, i cili do të bëhej partneri i tij i ardhshëm i biznesit. Dyshja themeloi Kompaninë Ndërkombëtare për Financim dhe Investime dhe pastaj Bankën Onexim, e cila u bë banka më e madhe private e Rusisë në atë kohë.

Potanin u bë president i bankës në 1992, në moshën 32 vjeçare.

Në vitin 1996, jo shumë kohë pasi Boris Jelcin u rizgjodh president i Rusisë, Potanin u emërua zëvendëskryeministër i parë, përgjegjës për energji dhe ekonomi.

Ndërsa punonte në Ministrinë e Tregtisë së Jashtme, Potanin organizoi programet “kredi për aksion” të Rusisë, ku sipërmarrësit e pasur dhe bankat i huazuan paratë qeverisë ruse në vitet 1990 në këmbim të kapitalit në kompanitë me resurse natyrore të vendit.

Ishte përmes këtij programi kur Potanin fitoi Norilsk Nickel, i cili do të vazhdonte të bënte atë njeriun më të pasur në Rusi.

Në fakt, programi në fjalë u krijua shumë prej oligarkëve rusë më të pasur të sotëm, si Roman Abramoviç, i cili ka vlerë rreth 16 miliardë dollarë sot dhe mban gjithashtu aksione në Norilsk Nickel, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.

Ai është fotografuar në ngjarje të ndryshme me Putinit, që datojnë të paktën që nga viti 2000.

Potanin është në famëkeqen “Lista e Putinit”, pseudonimi i një dokumenti të lëshuar nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së, duke renditur emrat e 210 rusëve të shquar të cilët kanë lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin.

Lista, e lëshuar në fillim të vitit 2018, emëronte individë dhe kompani që administrata po vendoste nëse do të sanksiononte ose jo me legjislacionin që kishte për qëllim të ndëshkonte Rusinë për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, si dhe aneksimin e Krimesë, operacionet ushtarake në Ukrainën lindore , si dhe shkeljet e të drejtave të njeriut, njoftoi CNN.

Potanin gjithashtu u takua në disa raste me ish-presidentin Dmitri Medvedev, i cili tani është kryeministri i Rusisë.

Medvedev ishte president nga 2008 në 2012 dhe më pas mbështeti Vladimir Putinin në fushatën e tij të rizgjedhjes. Putin emëroi kryeministrin Medvedev shumë shpejt pasi u betua si president.

Përveç këtyre, thuhet se Potanin ishte një nga disa miliarderë rusë që u përpoqën të financonin Lojërat Olimpike 2014 në Soçi.

Sipas Forbes, ai investoi 2,5 miliardë dollarë për një vendpushim skish dhe objekte të tjera.

Ashtu si oligarkët e tjerë rusë, edhe Potanin është një koleksionist i jahteve luksoze.

Një tjetër hobi i miliarderit është hokej mbi akull. Potanin luan të paktën dy herë në javë, zotëron “sheshin” e tij privat dhe nganjëherë luan me Putinin, tha ai në një intervistë të Financial Times të vitit 2018.

Kur u pyet se kush ishte lojtar më i mirë, Potanin thjesht tha: “Unë jam më i ri”.

Gjatë vizitës së Putinit në Serbi, vetura me targa të Shqipërisë alarmoi autoritet serbe - në fund doli të jetë makinë e ambasadës ruse në Tiranë
Lexo po ashtu Gjatë vizitës së Putinit në Serbi, vetura me targa të Shqipërisë alarmoi autoritet serbe - në fund doli të jetë makinë e ambasadës ruse në Tiranë

Potanin u martua me Natalia Potanina për 30 vjet derisa ata u divorcuan në vitin 2014 mes një mosmarrëveshjeje publike mbi shpërndarjen e pasurisë së miliarderit.

Potanina i tha Business Insider në një intervistë të vitit 2014 se ajo po kërkonte gjysmën e pasurisë së Potaninit prej 15 miliardë dollarësh në kohën e divorcit të tyre.

Agjencia Informative Ligjore e Rusisë më vonë njoftoi se Potanina mori 6,8 milionë dollarë për pjesën e saj të apartamentit luksoz që çifti ndau në Moskë (që mbajti Potanin) dhe tre parcela të tokës në rajonin e Moskës.

Siç ka raportuar më herët BI, ai u martua me një grua me emrin Ekaterina në vitin 2014. Çifti thuhet se ka një fëmijë së bashku.

Potanin ka tre fëmijë nga martesa e tij e parë. Vajza e tij më e madhe, Anastasia, dikur ishte kampione ruse e “biçikletës në ujë” dhe tani zotëron një galeri arti në Moskë.

Ajo u martua me një mësues vallëzimi në jug të Francës në 2018, për të cilën dasmë Potanin thuhet se shpenzoi 10 milionë, e cila u zhvillua në një hotel luksoz në Rivierën Franceze – duke organizuar edhe bartjen me aeroplanë privatë dhe pagesat në një hotel luksoz për qëndrimin e mysafirëve.

Megjithatë, Potanin kishte thënë në vitin 2010 se do të dhurojë shumicën e pasurisë së tij për bamirësi, në vend që t’ia jepte fëmijëve të tij. Një pjesë e motivit të tij ishte të “ndihmonte fëmijët të shmangnin presionin e miliardave”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori