Miralem Pjanic mund të kthehet në Itali te Juventusi ose Interi, pasi ai dëshiron të largohet nga Barcelona.

31-vjeçar boshnjak u largua verën e kaluar për 60 milionë euro, me Arthur Melon që erdhi për disa milionë euro në shumë te Juve.


Ai bëri 30 paraqitje për Blaugranat, por në të shumtën e rasteve nga stoli, pasi nuk pëlqehet shumë nga trajneri Ronald Koeman.

Copyright ProShots 10499970 scaled 1

Në anën tjetër Barcelona duket se do të konfirmojë Koemanin edhe për një sezon tjetër.

Catalunya Radio shkruan se tani Pjanic dëshiron të largohet dhe kthim në Serie A është një mundësi, qoftë si huazim ose si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi.

2.pjanic

Juve do ta mirëpriste rikthimin e tij pas ardhjes së Max Allegrit, por edhe Interi është gjithashtu një mundësi. /Telegrafi/

telegrafi sport app