Ish-mesfushori i Juventusit dhe Romës, Miralem Pjanic, ka sugjeruar që bardhezinjtë të transferojnë Bernardo Silva në verë, në rast se nuk arrijnë të sigurojnë shërbimet e Sandro Tonali.

35-vjeçari, aktualisht në Dubai ku po përgatitet për t’u licencuar si agjent futbolli, ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport, duke analizuar momentin e Juventusit dhe Romës pas barazimit spektakolar 3-3 në “Olimpico”.


Duke komentuar garën për një vend në Ligën e Kampionëve, Pjanic u shpreh optimist për bardhezinjtë:

“Gasperini po bën një punë të shkëlqyer në Romë dhe ndikimi i Malen ka qenë i menjëhershëm. Por Juventus tregoi ADN-në e tij, shpirtin ‘deri në fund’. Kanë edhe 11 ndeshje dhe mund të sigurojnë kualifikimin në Champions”.

Gasperini

Pjanic ka punuar më parë me trajnerin Luciano Spalletti te Roma dhe beson se ai është njeriu i duhur për të hapur një cikël të ri në Torino.

“Spalletti i ka dhënë skuadrës një identitet të qartë. Klubi ka nevojë për stabilitet për t’u rikthyer te fitoret. Ai është trajneri i duhur, por nuk mjafton vetëm ai. Nevojiten të paktën tre përforcime të nivelit të lartë, një për çdo repart”.

Sipas raportimeve të janarit, Juventusi kishte nisur kontakte paraprake për Bernardo Silvën, kontrata e të cilit me Manchester City skadon në qershor.

Pjanic e sheh portugezin si profilin ideal: “Nëse nuk arrijnë te Tonali, unë do të shkoja për Bernardo Silvën. Ai është kampioni që i duhet Juventusit, cilësi, personalitet, eksperiencë dhe karizëm. Bernardo të bën të hedhësh hapin tjetër”.

Bernando Silva

Po ashtu, ai shprehu besim edhe te Jonathan David, duke theksuar se 25 gola në sezon nuk arrihen rastësisht.

Sa i përket talentit turk Kenan Yildiz, i cili së fundmi ka rinovuar kontratën me klubin torinez, Pjanic u shpreh:

“Do të ishte pjesë e skuadrës sime te Juventusi, por do të duhej të konkurronte me Dybala, Douglas Costa dhe Ronaldo. Yildiz është jashtëzakonisht i fortë. Tani i takon atij ta provojë, e ardhmja është e tij”.

Në përfundim, ish-mesfushori bardhezi theksoi se Juventusi është në rrugën e duhur, por për t’u rikthyer te titujt, afati kalimtar i verës do të jetë vendimtar. /Telegrafi/

telegrafi sport app