Pjanic gati për ndeshjen me Atletico Madridin

227:"PARMA, ITALY - AUGUST 24: Mirelam Pjanic of Juventus looks on during the Serie A match between Parma Calcio and Juventus at Stadio Ennio Tardini on August 24, 2019 in Parma, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images) 12:"Getty Images
Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, do të jetë gati për ndeshjen ndaj Atletico Madridit, pasi është ftuar me skuadrën për udhëtim.
Pjanic e la pjesën e parë ndaj Fiorentinas që u mbyll 0-0, ndërsa ishte në dyshim për ndeshjen me Atleticon.
Por sot është konfirmuar që boshnjaku do të udhëtojë për Madrid, në ndeshjen hapëse të Bianconerëve në Ligën e Kampionëve.

Në këtë udhëtim do të mungojnë Giorgio Chiellini, Douglas Costa dhe Mattia De Sciglio.
Emre Can dhe Mario Mandzukic, nuk janë pjesë e listës, ndërsa kroati mund që të kalojë në Katar ku ka një ofertë të lartë.
Skuadra e Juves për ndeshjen me Atleticon: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; De Ligt, Pjanic, Khedira, Ronaldo, Ramsey, Dybala, Alex Sandro, Danilo, Matuidi, Cuadrado, Bonucci, Higuain, Rugani, Rabiot, Demiral, Bentancur, Bernardeschi.
/Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































