Nëna e Brad Pittit është shprehur e kënaqur që djali i saj është duke kontaktuar sërish me Jennifer Anistonin, pas ndarjes së aktores nga Justin Theroux.

Në javën e kaluar ishte raportuar se ish-bashkëshortët kishin pasur një takim të fshehtë dhe kishin kaluar shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.


BradAniston 3 (Foto: Getty Images)

Sipas revistës Star, një burim ka thënë se dy aktorët ishin ndier shumë mirë bashkë. Ndërsa të afërmit e Pitt kanë thënë se nëna e aktorit dëshiron që ai të ribashkohet me Aniston, pasi ajo ka një simpati të veçantë për aktoren.

"Nëna e Brad gjithmonë ka pasur një vend të veçantë në zemrën e saj për Jenniferin, edhe pas shkurorëzimit ato i kanë ruajtur raportet me vite të tëra".

BradAniston 2 (Foto: Getty Images)

"Asaj nuk i ka pëlqyer aspak mënyra si kanë përfunduar gjërat mes Bradit dhe Jenit, prandaj është e kënaqur që ata i kanë rregulluar raportet. Ajo është shumë e lumtur që ata po takohen sërish", ka thënë një burim për HollywoodLife.com.

Aktori i njohur, George Clooney, i cili është mik i mirë i Pittit, thuhet se e ka aranzhuar takimin mes tij dhe Aniston.

BradAniston 4 (Foto: Getty Images)

Jennifer u nda nga bashkëshorti i saj, Justin Theroux, në shkurt të këtij vit, ndërsa edhe Brad është ndarë nga Angelina Jolie në vitin 2016.

Pitt dhe Aniston u njohën në vitin 1998, ndërsa u martuan dy vite më pas. Ata u ndanë në vitin 2005, ndërsa aktori asokohe nisi lidhjen me Jolie. /Telegrafi/