LAJMI I FUNDIT:

Pite me speca të pjekur: Ky ushqim i shijshëm do të adhurohet nga të gjithë

Pite me speca të pjekur: Ky ushqim i shijshëm do të adhurohet nga të gjithë

Pitja me speca të pjekur dhe ullinj do të bëhet një ushqim i preferuar i të gjithë familjes

Përbërësit:


– 500 g kore për pite,
– 500 g speca të pjekur,
– 100 g ullinj,
– 4 thelpinj hudhre,
– vaj ulliri,
– kripë dhe piper për shije.

Përgatitja:

Qëroni dhe copëtoni specat e pjekur, më pas grijini ullinjtë dhe hudhrat.

Përziejini të tre përbërësit dhe lërini të qëndrojnë për pak kohë (këshillë: mund t’i bashkoni përbërësit në mbrëmje dhe të bëni një pite me ta në mëngjes).

Në të njëjtën masë shtoni kripë, vaj dhe piper. Lyejeni koren me vaj dhe më pas shtoni një kore tjetër sipër.

Vendosni masën që keni bërë dhe bëjeni byrekun në trekëndësha ose rrathë, sipas dëshirës.

Vendoseni piten në një tepsi të lyer me yndyrë të veshur me letër për pjekje.

Piqeni në 200 gradë.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.

Në trend Kuzhina

Më shumë
Pite me spinaq: Recetë e thjeshtë me shije delikate

Pite me spinaq: Recetë e thjeshtë me shije delikate

Nga duart tua
Kalo në kategori