LAJMI I FUNDIT:

Pistorius rrëfen detajet e natës kur kishte vrarë të dashurën e tij (Foto/Video)

Pistorius rrëfen detajet e natës kur kishte vrarë të dashurën e tij (Foto/Video)
Pictures from this programme are strictly embargoed from all publication, broadcast or online use until 00.01 Thursday June 23, 2016. From ITV studios OSCAR PISTORIUS: THE INTERVIEW Friday June 24th 2016 on ITV Screen grab shows: Oscar Pistorius In Oscar Pistorius: The Interview, the former Paralympian speaks to investigative journalist, Mark Williams-Thomas, in his first television interview about the night he shot and killed his girlfriend, Reeva Steenkamp on Valentine's Day 2013. In the programme Pistorius speaks as he prepares to return to jail having been convicted of murder after his original conviction of culpable homicide was overturned by South Africa's Supreme Court. Pistorius is interviewed at his uncle's home, where he is living while awaiting sentencing, which is expected to be delivered later this month. In the documentary, Pistorius gives his account of what happened the night he killed his girlfriend and is questioned about key details of the prosecution case which resulted in his conviction. He also talks about his relationship with Reeva, the allegations of his previous abusive behaviour towards her and and his previous use of firearms. The Steenkamp family were asked to take part in this programme, but declined. (c) ITV For further information please contact Peter Gray 0207 157 3046 peter.gray@itv.com This photograph is © ITV and can only be reproduced for editorial purposes directly in connection with the programme or ITV. Once made available by the ITV Picture Desk, this photograph can be reproduced once only up until the Transmission date and no reproduction fee will be charged. Any subsequent usage may incur a fee. This photograph must not be syndicated to any other publication or website, or permanently archived, without the express written permission of ITV Picture Desk. Full Terms and conditions are available on the website www.itvpictures.com

Oscar Pistorius ka dhënë detaje rreth natës kur ai kishte vrarë të dashurën e tij, duke shtuar se ai ende ndjenë “erën e gjakut”.

Në një intervistë televizive, Pistorius ka folur rreth asaj se çfarë kishte ndodhur në natën kur ai kishte qëlluar për vdekje modelen 29 vjeçare në shtëpinë e tij në Pretoria, Afrikë e Jugut, përcjell Telegrafi.


Lexo po ashtu: Gjykata lejon publikimin e fotove të vrasjes së Reeva Steenkamp nga Oscar Pistorius (Foto,+18)

p2

“Unë i kam marrë jetën Reeva-s dhe duhet të jetoj me këtë”, ka thënë ai.

“Mund të ndjejë gjakun. Mund ta ndjejë ngrohtësinë në duart e mia”.

“E kuptoj dhimbjen që ndjejnë njerëzit, që e deshën atë dhe u mungon tani. Ndjejë të njëjtën dhimbje. Ndjejë urrejtje për veten time. Ndjejë të njëjtën vështirësi për ta kuptuar këtë. Dhe kthehem mbrapa në kohë dhe mendoj – si mund të ndodhte? Si mund të ndodhte? Si mund të ndodhte?”.

Në vitin 2014, Pistorius ishte gjetur fajtor për vrasje. Pas kësaj ai ishte burgosur për pesë vite. Por në tetor të vitit 2015, ishte liruar në arrest shtëpiak, pas vuajtjes së një të pestës së dënimit të tij, transmeton Telegrafi.

Por në dhjetor të vitit 2015, verdikti ishte hedhur poshtë nga Gjykata Supreme e Afrikës së Jugut, pas një apeli të prokurorisë.

Intervista është bërë tek shtëpia e xhaxhait të tij, ku ai është duke jetuar deri sa po pret vendimin, i cili pritet të merret në fund të këtij muaji.

Siç shkruajnë mediat e huaja, për të marrë pjesë në intervistë u ishte kërkuar edhe familjes së Reeva Steenkamp, por ata kishin refuzuar.

Lexo po ashtu: Duke kërkuar burg për Pistorius, babai i Reeva-s shpërthen në lot (Video)

Pistorius ka treguar se si ai dhe zonja Steenkamp shkonin në shtrat dhe se si ai i kishte hekur protezat e tij.

Para se të shkonte për të fjetur ai tha se ai i tha të dashurës së tij: “Nëse mua më merr gjumi, ki parasysh mbylljen e dyerve dhe ndaljen e televizorit”.

p4

Ai më pas tregon se ishte zgjuar rreth orës 3 të mëngjesit dhe se kishte dëgjuar një zhurmë.

Pistorius thotë se “menjëherë kishte ndjerë panik”, duke besuar se bëhej fjalë për një kriminel.

“Mendimi i parë që më erdhi në mendje ishte se më duhej të merrja armën”.

“Isha i frikësuar dhe e mora armën. Pastaj i bëra thirrje Reeva-s: Thirre policinë dhe shtrihu në dysheme. Thirre policinë dhe shtrihu në dysheme”.

Në një moment, rrëfen më tej ai, kishte dëgjuar përplasjen e derës së banjës dhe besonte se dikush ishte aty brenda.

Pas kësaj ai ka thënë se kishte qëlluar katër herë me armë.

Sipas tij, zhurma e armës në banjë ishte aq e lartë sa që nuk mund të dëgjonte asgjë dhe se pas kësaj e kishte thirrur zonjën Steenkamp për të thirrur policinë dhe për tu larguar nga shtëpia.

Pas kësaj, ai pretendon se ishte kthyer tek shtrati por se nuk e kishte gjetur të dashurën e tij, transmeton Telegrafi.

Në këtë drejtim ai tregon se si kishte filluar të mendonte se ka qenë pikërisht Steenkamp që ka mund të jetë brenda në banjë, duke tentuar që ta hapte derën e banjës me forcë.

“E hapa derën e banjës dhe pash Reeva-n aty. E kuptova se e kisha vrarë. E kuptova se ishte e vdekur. U ula në gjunjë dhe e mora në krahë”. /Telegrafi/